A do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri?

Picture of Ina Online
Ina Online

07/10/2025

Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të forta të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse.

Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të forta të bëra së fuKëngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të forta të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse.

Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet se ka pezulluar vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri, pikërisht për shkak të këtyre deklaratave të shumta që janë bërë në lidhje me emrin e saj prej disa muajsh.

Teksa u tha se Parashqevi do të vinte në Shqipëri në vjeshtë, duket se tani ajo ka ndryshuar mendim. Këngëtarja duket se ka preferuar që të rrijë sa më e distancuar nga vendlindja e saj, duke zgjedhur që të vijojë jetën në SHBA, larg projekteve për një karrierë të re në Shqipëri.

Kujtojmë se në postimin e saj në rrjetet sociale, Simaku shprehet se prej rreth 10 muajsh emri i saj është vënë në shënjestër nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes akuzave të pabaza. Ajo i cilëson këto sulme si përpjekje të ulëta për të fituar klikime, duke theksuar se një sjellje e tillë, në fund, ul vetëm ata që e bëjnë.

“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave…”/ SHOKON Shqipe Hysenaj: U zhduk kur…
“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt, në atë moment, e ulni vetëm veten. Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj!”, shkruan artistja në reagimin e saj.

Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj.

Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson pas deklaratës së bërë nga Shqipja në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në Kumanovë, autori me maskë (VIDEO)

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi: Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë, urgjent të zbardhet rasti

Inflacioni në Maqedoni ne shtator arriti në 4%

Infermierët në RMV reaguan ndaj qëndrimit injorant të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit premton konsultime

VLEN: Shprehim keqardhje dhe e dënojmë aktin e plagosjes së dr.Shahinit

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË