Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

Picture of INA
INA

16/09/2025

Shkup, 16 shtator – BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Sot jemi këtu për të theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili në vend që të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, obsesionohet me eliminimin e BDI-së nga skena politike. Kjo nuk është thjesht deklaratë kundër një partie, por përpjekje e hapur për ta delegjitimuar zërin politik të shqiptarëve në këtë shtet”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shtuar se BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive.

“BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kur z. Mickoski flet për ‘eliminimin e BDI-së’, në fakt flet për eliminimin e organizimit të shëndosh politik të një komuniteti të tërë që përfaqësohet denjësisht nga ne. Ky është mentalitet i rrezikshëm që kthen retorikën e vjetër nacionaliste, të cilën shqiptarët dhe maqedonasit e përgjegjshëm e refuzuan që nga viti 2001, me arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Shqiptarët, sipas Ademit, nuk fshihen nga historia e as nga politika. “Ne kemi derdhur gjak për këtë vend, kemi dhënë besën për stabilitet dhe kemi ndërtuar ura për integrimin euroatlantik. Këtë kontribut askush nuk mund ta mohojë, e aq më pak ta eliminojë. Prandaj, ne i themi Mickoskit se misioni i tij është i destinuar të dështojë, misioni i tij është i pamundur. Sa më shumë që ai flet për zhdukjen e BDI-së, aq më shumë qytetarët mobilizohen për ta mbrojtur përfaqësimin e tyre politik dhe për ta forcuar BDI-në si garanci të barazisë dhe të ardhmërisë evropiane të vendit”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar më tej Ademi, do të vazhdojë rrugën e vet, misionin e vet dhe vizionin e vet: barazi e plotë, integrim i plotë në Bashkimin Evropian dhe stabilitet i qëndrueshëm në vend. “Shqiptarët nuk eliminohen – shqiptarët janë faktor vendimtar, dhe BDI është adresa e tyre politike”.

TË FUNDIT

Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke shikuar Deutsche Welle-n

“Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat

Bardhyl Mahmuti: Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në interpretime të pasakta

Diaspora vendos se kush fiton Kërçovën, ja si janë matematikat?

Mickoski: Ekzistojnë qendra pushteti që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve

James Rubin për Kadri Veselin: Nuk më kujtohet ky individ

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË