Ademi: VLEN është nënshtruar plotësisht ndaj VMRO-së, nuk flet më me zërin e shqiptarëve

Picture of INA
INA

09/10/2025

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për media ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së ministrit të Shëndetësisë dhe njëherësh shef i Shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN për Komunën e Gostivarit, Azir Aliu, dhe kandidatit të tyre për kryetar komune, në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Gostivar.

Sipas Ademit, ky veprim tregon qartë se VLEN është shndërruar në një strukturë të varur plotësisht nga votat e VMRO-së, duke kërkuar shpëtim politik tek “padroni” që e mban gjallë. “Pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë dhe kandidatit të tyre në tubimin e VMRO-së është dëshmi e qartë se ky koalicion tashmë është plotësisht i varur nga votat e VMRO-së në çdo komunë të vendit — aq sa kërkon shpëtimin dhe lutet për ndihmë te padroni politik që e mban gjallë”, deklaroi Ademi. Ademi e cilësoi këtë sjellje si nënshtrim politik dhe jo bashkëpunim. “Kjo nuk është bashkëpunim – kjo është nënshtrim politik me përulje publike. VLEN e di mirë se do të humbasë në çdo komunë shqiptare, sepse nuk e ka votën e shqiptarëve, nuk e ka besimin dhe nuk e ka më legjitimitetin e popullit shqiptar”, theksoi ai. Ai shtoi se, kur një forcë politike humbet besimin e popullit të vet, i mbetet vetëm një rrugë: “t’i kërkojë mëshirë padronit për shpëtim politik”.

“Në vend që të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë, VLEN ka zgjedhur të përfaqësojë interesat elektorale të VMRO-së – duke marrë pjesë në mitingjet e tyre, pa pasur madje as fuqinë t’i ftojë ata në mitingjet e veta. Por kjo nuk ndodh – sepse, siç thotë fjala e urtë politike: padroni nuk shkon te vasali”, tha Ademi. Nënkryetari i BDI-së theksoi se VLEN nuk përfaqëson më interesin kombëtar shqiptar, por është shndërruar në vegël politike të një partie që mohon barazinë etnike dhe gjuhësore në vend. “VLEN sot nuk flet më me votën e shqiptarëve, por me votën e VMRO-së. Nuk flet më me zërin e shqiptarëve, por me zërin e partisë që premtoi dhe hoqi balancuesin, dhe parashtroi iniciativën për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”, tha ai. Sipas Ademit, “nëse një forcë politike shqiptare pranon të bëhet vegël e partisë që kërkon të fshijë çdo simbol të barazisë shqiptare, ajo nuk është më forcë politike – ajo është shërbëtore e bindur e një projekti antishqiptar”.

Ademi shtoi se mungesa e votës shqiptare dhe mospasja e legjitimitetit popullor e kanë çuar VLEN-in në një gjendje të plotë vasaliteti, ku fuqia politike nuk buron më nga qytetarët, por nga “lutjet para padronit që u jep oksigjen elektoral për të mbajtur gjallë një projekt të dështuar”. “Ata nuk kërkojnë më votë – ata kërkojnë leje nga padroni për ekzistencë politike. Pjesëmarrja e tyre në tubimet e VMRO-së, në skena të huaja politike, është akt i varësisë morale dhe politike që e zhvesh VLEN nga çdo pretendim për përfaqësim shqiptar”, theksoi Ademi.

Në fund të deklaratës, nënkryetari i BDI-së u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos lejojnë keqpërdorimin e vullnetit të tyre nga, siç i quajti ai, “marioneta të orkestruara nga interesat e partive maqedonase”. “Asnjë njeri që kërkon votën e shqiptarëve, por del në podiumet e VMRO-së, nuk mund të pretendojë se përfaqëson dinjitetin dhe kauzën shqiptare. VLEN nuk është më zë i shqiptarëve – është jehona e padronëve të tyre politikë”, tha Ademi. Sipas tij, 19 tetori do të jetë dita kur shqiptarët do ta thonë qartë fjalën e tyre, me dinjitet dhe bindje, duke dëshmuar se legjitimiteti politik nuk jepet nga VMRO, por fitohet nga populli.

TË FUNDIT

Mexhiti me mesazh përkrahjeje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!

Mjeku Shaini flet pasi u lirua nga Spitali: Nuk ndihem i sigurt derisa…

Pas deklaratës së Xumit për ndarjen me Sara Hoxhën, ja si reagoi Ledion Liço

Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja…

Marrëveshje Sekrete dhe Transparencë – Si Kosova Siguroi Dronët Kamikaz dhe Armatimin

Beteja për Çairin: Osmani premton zhvillim ekonomik e punësim për të rinjtë, Mexhiti rilind Çarshinë e Vjetër me projekte miliona eurosh!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË