Ahmeti nga Çairi: Ata nuk e dinë çka është Marrëveshja e Ohrit, janë në qeveri për nevojat e veta e jo për popullin!

Picture of Ina Online
Ina Online

15/10/2025

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përcolli një mesazh të qartë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe duke kërkuar mbështetje për kandidatin e AKI-së, Bujar Osmani.

“Më 19 tetor votoni numrin 4. Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, nga Struga deri në Likovë e Kumanovë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, ashtu siç nuk ju kemi zhgënjyer deri tani,” deklaroi Ahmeti, njofton TS.

Ai theksoi rolin historik të lidershipit shqiptar në integrimin e vendit në strukturat ndërkombëtare.

“Ne këtë vend e anëtarësuam në NATO, zotëri Sela. Tani, ne duhet ta anëtarësojmë edhe në Bashkimin Evropian, sepse këtu janë njerëzit e dijes, me kulturë dhe nga fusha më të ndryshme, nuk ka motor që nuk e kemi lëvizur. Edhe vetmin në Evropë do e çojmë”, tha Ahmeti.

Në vijim, ai dërgoi një mesazh të prerë lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe proceset euro-integruese.

“Të vetmit jemi ne që i dalim zot Marrëveshjes së Ohrit dhe Maqedonisë. Në Evropë shkohet vetëm nga Ohri rrugë tjetër nuk ka.”, tha ai.

Duke kritikuar ashpër opozitën, Ahmeti shtoi.

“E këta të VLEN-it nuk e dinë çka është Marrëveshja e Ohrit, sepse ata janë aty për të kënaqur nevojat e tyre personale.”, e përfundoi Ahmeti.

TË FUNDIT

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, vendi ka nevojë për zgjidhje

Ahmeti nga Çairi: Ata nuk e dinë çka është Marrëveshja e Ohrit, janë në qeveri për nevojat e veta e jo për popullin!

VIDEO/Moment tensioni: Valon Syla lëshon studion pas përplasjes me Ramiz Lladrovcin

VIDEO/Ari luks i paarritshëm! Çmimet e larta frenojnë blerësit dhe ndikojnë tregun lokal

Cërvenkovski kapet në foto me krerë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË