Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët

Picture of INA
INA

18/09/2025

VLEN nuk është parti e pavarur politike, është instrument në shërbim të VMRO-së. Kështu ka akuzuar dje Rina Ajdari, deputete e BDI-së, ndërsa ka thënë se arsyeja pse VMRO nuk nxjerr kandidatë në komunat me shumicë shqiptare është e qartë – sepse kandidatët e saj tashmë garojnë nën logon e VLEN-it.

“Ata nuk kanë asnjë legjitimitet shqiptar, janë vetëm emisarë të një politike antishqiptare, e cila ka ndërruar kostumin, por jo qëllimin: të kthejë shqiptarët në periudhën para vitit 2001. Nuk është rastësi që kjo qeveri, në vetëm pak më shumë se një vit e solli në zero punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore, inicoi shfuqizimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, hapi idenë e heqjes së votimit me Badinter, si dhe solli ‘botën serbe’ me uniforma ushtarake në mes të Shkupit”, tha deputetja Ajdari.

VMRO-ja, sipas saj, për çdo politikë të saj në dëm të multietnicitetit, sot përdor VLEN-in si fasadë. “Nuk ka më asnjë dyshim: në çdo komunë ku del kandidat i VLEN-it, është VMRO-ja që fshihet pas tij. E njëjta gjë vlen edhe për Levicën – një parti që shpesh ka treguar qëndrime më radikale se vetë VMRO. Ky bashkëpunim nuk është vetëm taktikë zgjedhore, por strategji e përbashkët për të kontrolluar shqiptarët dhe për të penguar avancimin tonë politik e kombëtar. Sot po shohim përpjekje për të relativizuar edhe historinë e lavdishme të vitit 2001 – periudhën e kthesës historike për popullin shqiptar në këtë vend”.

Këto politika, ka vijuar më tej ajo, i ngjajnë politikave të fundviteve 80’, ku sistemi i atëhershëm promovonte të drejta për të gjithë përmes përfaqësuesve “të ndershëm” pa legjitimitet, e në veçanti për shqiptarët.

“Epilogun të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Prandaj pyetja është e qartë: A mendoni se do ti manipuloni shqiptarët që të votojnë ata që përfaqësojnë VMRO-në dhe ‘botën serbe’? Ne jemi të qartë: shqiptarët nuk i nënshtrohen padronëve të VMRO-së. Shqiptarët kanë votën e tyre, kanë dinjitetin e tyre dhe e kanë dëshmuar se nuk shiten. Kjo qeveri monoetnike, bashkë me fasadën e tyre elektorale të quajtur VLEN, në thelb ndan një qëllim: të bllokojë avancimin e shqiptarëve, të relativizojë sakrificat tona dhe të bëjë kthim pas në të drejtat tona. Ndaj është e domosdoshme që shqiptarët të jenë të bashkuar, të qartë dhe të vendosur”, tha Ajdari, sipas të cilës, vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare.

“As VMRO, as Levica, as ‘bota serbe’ nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët. Vetëm qytetari shqiptar me votën e tij të lirë! Dhe këtë shqiptarët do ta dëshmojnë fuqishëm më 19 tetor”.

TË FUNDIT

Ky është hoxha nga Lipjani, i cili u arrestua për fajde dhe detyrim

Reforma në administratë, asnjë fjalë apo shenjë në gjuhën shqipe (FOTO)

“Në Google mund ta gjeni”, avokati tallet me prokurorin në Hagë për një foto të Thaçit me Demaçin

Williams përfundon dëshminë

MMJPH: Në Trubarevë nuk ka tejkalim të vlerave kufitare të grimcave PM₁₀

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË