AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Picture of Ina Online
Ina Online

12/10/2025

Reagim nga Aleanca Kombëtare për Integrim

Për çdo ditë po e dëshmojnë se janë shitur tek padronët e tyre. Tradhëtia e VLEN tani po kalon çdo kufij dhe po bëhet rrezik serioz për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Derisa të gjithë shqiptarët janë bashkuar rreth një kandidati të vetëm dhe punojnë intenzivisht për fitoren historike të shqiptarëve në Butel, koalicioni VLEN po bën fushatë për VMRO-në dhe kryetarin aktual nga kjo parti. Kandidazi i cili u refuzua nga KQZ dhe nuk arriti të shkaktojë përçarje ditën e votimit, sot bashkë me kryetarin e tij dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it, kanë pritur në fshatin Luboten, liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, kandidatin e VMRO-së, Darko Aleksovski si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë tubim dhe në postimin e publikuar, zyrtarët e VLEN-it lavdrojnë kryetarin aktual dhe kandidatin e Mickoskit para shqiptarëve të Lubotenit dhe Komunës së Butelit.

Të helmuar nga mllefi dhe etja për pushtet, zyrtarët e VLEN-it kanë harruar edhe fjalët e tyre dikur për masakrën e Lubotenit, retorikën patriotike dhe lotët e korokodilit për martirët dhe dëshmorët e Lubotenit.
Vasaliteti i tyre kalon edhe kufijtë e turpit dhe mjerimit. Kjo tradhëti duhet të shërbejë si kushtrim për të gjithë shqiptarët që të mobilizohen sa më shumë për fitoren historike në Butel”, thekson Aleanca Kombëtare për Integrim.

TË FUNDIT

Këtu mund t’i shikoni rezultatet LIVE nga numërimi në KQZ

Kurti: Qytetarët e Kosovës treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale

EXIT POLL i UBO-s: Ja kush prinë në garën për Prishtinën

VIDEO/ Exit Poll-i i Klan Kosovës, ja kush fiton në raundin e parë dhe kush në raundin e dytë

Mbyllen votimet në Kosovë, ja kur pritet rezultatet e para

Bilall Kasami viziton bizneset lokale: Përkrahje për ekonominë dhe punësimin në Tetovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË