Alarm në Kosovë: Hetimet zbulojnë sprova për grusht-shtet

Picture of INA
INA

12/09/2025

Prishtinë – Publicisti dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka ngritur alarmin se Kosova si demokraci e re liberale po përballet me një luftë hibride të orkestruar nga Beogradi, e cila synon bllokimin dhe sabotimin e institucioneve shtetërore.

Sipas tij, përmes strukturave politike dhe elementëve të infiltruar në drejtësi, Serbia po synon të minojë institucionin më të rëndësishëm të vendit – Kuvendin, duke penguar formimin e institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Hetimet ndaj elementëve të lidhur me shërbimin sekret serb (BIA) kanë nxjerrë në pah sprova për puç politik dhe madje edhe për grusht-shtet. Këtu përfshihen edhe individë që kanë nxitur hapjen e xhamive ilegale, shkuarjen e të rinjve në luftëra të huaja dhe luftën hibride përmes segmenteve të caktuara të mediave,” shkruan Ramabaja.

Ai thekson se rasti i bandës së Radojçiqit ka ekspozuar një rrjet më të gjerë aktorësh, duke përfshirë edhe gazetarë të cilët, sipas tij, janë bërë pjesë e luftës hibride kundër Qeverisë së Kosovës.

Ramabaja apelon për një mobilizim qytetar dhe politik përballë kësaj situate, duke kërkuar forcimin e sundimit të ligjit dhe hetime të thelluara për të gjithë ata që rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës.
(INA)

TË FUNDIT

Alarm në Kosovë: Hetimet zbulojnë sprova për grusht-shtet

Skender Osmani bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Kumanovë

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

Bujar Osmani: Fryma e re në Çair po merr hov

Kalabri, televizioni italian RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe

Lëvizja Arbëria me Orhan Ibrahimin i bashkohet VLEN-it në Likovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË