Alarmante! Në rast të zjarrit, Klinika për Fëmijë në Shkup nuk ka hidrant! Memedi: 7-8 vite pompa është jashtë funksionit

Picture of INA
INA

21/11/2024

Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi në Daily Click tha se tash e së paku 7 vite, nuk funksionon pompa kryesore që siguron ujë për shuarje të zjarrit në reparte të ndryshme të Klinikës.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1118794483579080/?ref=embed_video

“Kjo pompë, ky hidrofor, ky është hidrofor që është montuar prej në fillim, kur është ndërtuar Klinika, siguron shtypje të lartë të ujit për hidrantët në çdo repart, janë hidrantë për shuarje të zjarreve. Në rast zjarri, kemi hidrant në çdo repart dhe mund ta shfrytëzojmë atë hidrant për të shuar zjarr. Kjo është pompa që ka siguruar shtypje të lartë, mirëpo, gati ka 7-8 vite, kjo pompë është jashtë përdorimit, është larguar edhe nga montimi i sistemit të gypave”, theksoi Memedi në Daily Click.
TV21: Po më thoni që ju tash nuk keni hidrant në rast zjarri?

“Në rast zjarri ne nuk kemi ujë në hidrantët për të shuar zjarr”, tha Memedi duke shtuar se dhomat janë të furnizuar me të ashtuquajturit pep aparate për shuarje të zjarrit, mirëpo sistemi qendror, nuk punon.

Memedi premtoi se deri në janar të vitit të ardhshëm, do të sigurohet sistem i ri në pjesën e ujit në këtë Klinikë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/495758040160348/?ref=embed_video

TË FUNDIT

Taravari: Unë dhe Izet Mexhiti ishim të pafuqishëm për të ndërruar një drejtor shkolle

Diaspora veleshtare në Zvicër përkrahë kandidatin e pavarur për Strugën Mendi Qyra

Mexhiti në Dizhon: Fitorja në Çair e sigurt, fitorja e VLEN-it madhështore

NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

Kasami: Lagjja Teqe me rrugë të reja dhe investime me mbi 17.5 milionë denarë

Kuvendi kroat voton, nuk e njeh Palestinën si shtet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË