“Aleanca e rublave”/ Taulant Balla lëshon akuza ndaj opozitës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Prill, 2023

Pagesat ruse për Monika Kryemadhin, shihen nga socialistët tha Taulant Balla, si një aferë e paralajmëruar pesë vite më parë.

“Si ka mundësi që na doli bashkëshortja ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi, si i thonë këta avokatët nga një biznes ose nga një ortakëri me rusë. Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar nëpër llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Vladimir Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë me emrin e bashkëshortes së Ilir Metës“- tha Balla.

Krahas detyrimit për llogaridhënie nga zonja Kryemadhi, Taulant Balla pati edhe një apel.“Përse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarkë që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë”

Asamblesë socialiste të Mallakastrës Taulant Balla i tha:

“Mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash. Një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes atij privatizimit të korruptuar gjatë qeverisjes Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

INFO

NA NDIQ