Aleanca e shpallur ‘gjeostrategjike’ e Mickoskit me Orbanin!

Picture of ina-online
ina-online

27/09/2024

Shkruan: Naser Pajaziti

Hristijan Mickoski që në mëngjes na e shpalli njëfarë aleance strategjike me Hungarinë, pasi që erdhi lajmi i hidhur nga BE.

Është e qartë se Viktor Orban ka synimet e tij për shtrirje dhe ndikim në Ballkan, tanimë pas Serbisë duke u përqëndruar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë po del në sipërfaqe plani i njohur i shtrirjes gjeostrategjike përmes trajektores Budapest-Beograd-Shkup, me synim fuqizimin e Korridorit 10 me dalje në Greqi.

Orban është modeli më i keq dhe më kontradiktor i qeverisjes në vendet anëtare të BE-së. Pushtetari problematik i partisë konservatore hungareze nga 2010 qeverisë me Hungarinë dhe shquhet për euroskepticizëm dhe qëndrimet kundër BE-së dhe emigracionit, qëndrimet autoritare në shumë çështje, përfshirë kufizimin e lirive të mediave dhe të gjyqësorit, etj.

Orbán ka ndërtuar dhe po forcon marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, duke sfiduar politikat tradicionale të BE-së dhe NATO-s. Ai ka marrë kritika nga Perëndimi për afrimin e tij me Vladimir Putin dhe për investimet e mëdha kineze në Hungari.

Si një politikan polarizues ai po sfidon modem e demokracisë liberale në Evropë dhe është bërë model nxitës në disa shtete. Si duket edhe Mickoski po synon ta përqafoj këtë model duke sfiduar veten dhe pushtetin e tij përballë Brukselit. E kjo të kujton thënien për inat të vjehrrës, do fle me mullixhinë”!!!

TË FUNDIT
1 orë
14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
14 orë
FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare
17 orë
Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha
18 orë
Takimet e Gashit në Stamboll

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mexhiti: Agjenda e ambasadorit rus nuk është shqetësues, vazhdon të mbetet në nivel lokal
22 orë
Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit
17 orë
Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha
1 ditë
Taravari: Ka interes nga mjekët që punojnë në sektorin privat, të rikthehen në institucionet shëndetësore publike
21 orë
MPJ hesht për takimet e ambasadorit rus
14 orë
FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

LEXO MË SHUMË

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

policia financiare e Maqedonise

FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

Toshovski Ervin Hoxha

Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha

Afrim Gashi erdogan

Takimet e Gashit në Stamboll

mickoski orban

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Fatime Fetai

Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai

ujerat e zeza

Ujërat e zeza ende kalojnë përmes Haraçinës – Banorët ankohen për kundërmimin, autoritetet premtojnë zgjidhje

Arben Fetai

Rastet e montuara Ahmetit: Askush si ju s’i poshtëroi shqiptarët!

INFO

NA NDIQ