ALIU DHE MICKOSKI I VOGËL

Picture of INA
INA

14/09/2025

Shkruan: Andrej Zernovski

VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka do ta kthente emrin Republika e Maqedonisë. Dhe së dyti, se do t’i arrestonte funksionarët e BDI-së, duke e “riedukuar” Ali Ahmetin, duke e dërguar në opozitë, në burg dhe në histori.

Qartë, kjo ishte narrativa e opozitarit Mickoski, i cili jo vetëm që e dinte mirë se ishin gënjeshtra të rënda, por edhe gënjeu shumë mirë.

Pasi erdhi në pushtet, “opozitari Mickoski” u zëvendësua menjëherë me “kryeministrin Mickoski”. Një njeri krejt tjetër, ndryshe, me qëndrime tërësisht të ndryshuara. Nuk e njihje dot. Jo vetëm që nuk i përmbushi premtimet themelore, por që nga dita e parë filloi t’i shkelte ato.
Për të hyrë në Qeveri, së pari në Kuvend pa asnjë problem i nënshkroi të gjitha dokumentet me emrin “Maqedonia e Veriut”, ndërsa ligji i parë që miratoi shumica e re parlamentare u votua pikërisht me mbështetjen e BDI-së famëkeqe.

Patrioti i fortë brenda natës u shndërrua në politikan “pragmatik” dhe “konstruktiv”.

Në komunikatat qeveritare aq me zell e përdor termin “Veriut”, saqë shumëkush mendon se ai e ka nënshkruar marrëveshjen e Prespës.

Kujtojeni, sigurisht, atë deklaratën e tij famoze si opozitar: “Nëse bëhem kryeministër, kurrë nuk do ta them ‘Veriut’ – le të ma marrin mandatin”.
Sigurisht, asgjë nga ai betim!

Dhe kështu, brenda natës, Marrëveshja e Prespës nga tradhtare u bë një kryevepër, ndërsa emri i ri kushtetues u bë i betonuar, madje i shenjtë.

Por, ashtu si në fjalën e urtë për hajdutin, edhe ai që gënjen, nuk mund të ndalet me “njëherë”.

Publiku, veçanërisht ai i mashtruari, së shpejti do të jetë dëshmitar se para syve të tij po ndodh shkelja e turpshme edhe e premtimit të dytë.

Mickoski prej një kohe të gjatë po e lut “riedukuarin” Ahmeti të hyjë në qeveri!

Nuk vlejnë më fjalimet krenare patriotike të ditëve opozitare, kur do t’u mbante leksione, do t’i modernizonte dhe do t’i dekriminalizonte ish-bashkëpunëtorët e tij nga BDI-ja.

Bisedimet mes dy partive jo vetëm që po zhvillohen intensivisht, por janë në fazën përfundimtare. Burime serioze thonë se tashmë është rënë dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Për fat të keq, kjo nuk është shaka e 1 prillit, dhe se është këtë mund ta vërtetojnë negociatorët.

Nga njëra anë, ministrja që e bëri, apo jo, Maqedoninë një nga tre ekonomitë më të mira në Evropë, si dhe deputeti që tregoi se paga e Kuvendit është goxha më e madhe se shporta e shkatërruar familjare. Nga ana tjetër, integristi i preferuar i gruevistëve, që po kthehet me derë të madhe, përmes derës mirë të njohur për të, në Pallatin e Bardhë.

Ndërkohë, BDI-ja tashmë po dominon në negociata, sepse nuk i doli lutja e Mickoskit që koalicioni i ri patriotik të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve lokale, pa u vulosur ky martesë e re-vjetër para votuesve.

Ah po, i harruam (ose më mirë gati se i kemi harruar) VLEN dhe ZNAM. Ata do të mbeten me gisht në gojë, ashtu si edhe votuesit e tradhtuar.

Si të jetë, ai që gënjen dhe që në këtë mënyrë ka ardhur në pushtet, është një politikan i vogël dhe një njeri edhe më i vogël.

Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogël.
Aliu dhe Mickoski i vogël.

TË FUNDIT

Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike

Çitaku: Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova s’është pronë private e tij

Ja ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, jo në Beograd, por qytet tjetër

Sistemi start-stop në makina – më shumë dëm apo dobi?

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

ALIU DHE MICKOSKI I VOGËL

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË