Ambasada amerikane: ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë

Picture of INA
INA

15/09/2025

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë mike e afërt e popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar për partneritet me Kosovën.

Në një përgjigje për Tëvë1 nga kjo ambasadë edhe pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën, janë shprehur se janë të gatshëm të ecin përpara edhe me Qeverinë në detyrë, por kanë thënë se duan një partner që “shmang veprimet destabilizuese”.

Ambasada ka thënë se e ngarkuara me punë Anu Prattipati, “ka takime të rregullta me Kryeministrin në detyrë Kurti”

“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mike e afërt e popullit të Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por kemi nevojë për një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, thuhet nga ambasada amerikane.

Javën e kaluar ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën, vendim ky që ngjalli reagime.

Nga Qeveria në detyrë e Kosovës për këtë vendim kanë thënë se janë të përkushtuar të vazhdojnë bashkëpunimin me ShBA-në dhe se kritikat e tyre i marrin me seriozitet.

TË FUNDIT

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Meritoni bën postimin e papritur për Rike Roçin, i thotë këto fjalë

Muharrem Salihu-nga dëshmitar i pasivizimit tek vizionar i zhvillimit në Luginën e Preshevës

“Llaskarca”/ Familjarët protestojnë pas kronikës së Alsat

Me 20 milionë euro do të rindërtohet Salla Universale në Shkup! Do të ketë 1,200 ulëse, për përdorim do të lëshohet në vitin 2028

Lokalet/ Rekord kandidatësh për kryetar të komunave dhe këshillave komunalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË