Amina Nuraj: “Politikanët shqiptarë harrojnë shqiptarët e Sanxhakut”

Picture of INA
INA

25/09/2025

Aktivistja shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka bërë një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër politikanët shqiptarë të Ballkanit për mungesë përkushtimi dhe harresë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut përcjell INA

“Nuk më shqetëson që serbët më mbajnë në kufij për disa orë, aq më krenar ndihem për këtë. E vetmja gjë që më shqetëson është se kur politikanët shqiptarë përmendin shqiptarët e Luginës së Preshevës, ata gjithmonë i harrojnë shqiptarët e Sanxhakut,” shkroi Nuraj në postimin e saj në Facebook.

Ajo theksoi se pyetjet për kontributin e saj personal ndaj kombit shqiptar janë të kota pa u adresuar më parë mungesat e politikanëve:
“Para se të më pyesni mua personalisht, pyetni politikanët tanë shqiptarë në Ballkan se çfarë kanë bërë për ne. Ndoshta mund të na numërojnë në pëllëmbë të dorës, por ne kemi një zemër më të madhe dhe një patriotizëm më të madh se të gjithë ju së bashku!”

Në vijim, Nuraj shprehu vendosmërinë e saj për të jetuar dhe vdekur për flamurin shqiptar, duke deklaruar:
“Unë jam përsëri Amina, unë jam përsëri gruaja që jeton dhe që është gati të japë jetën e saj çdo sekond për flamurin dhe atdheun! Edhe nëse serbët më vrasin nesër, ju lutem mos e postoni foton time vetëm për të mbledhur më shumë vota, sepse ju jeni ata që më vratë me padrejtësinë dhe mosinteresimin tuaj.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarë dhe aktivistë shprehin mbështetje ndaj mesazhit të saj dhe kritikojnë heshtjen politike ndaj shqiptarëve të Sanxhakut.(INA)

TË FUNDIT

Ky ndryshim i Kiara Titos do ju lë pa fjalë

Fatmir Limani nga Kërçova: Fitorja është kur qytetarët zgjedhin atë që i bashkon, jo përjashton (VIDEO)

Kurti nis vizitën në New York me një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Amina Nuraj: “Politikanët shqiptarë harrojnë shqiptarët e Sanxhakut”

Rama në krah të Vuçiqit dhe në gjuhën e tij: pse kryeministri shqiptar flet kundër Kosovës?

Këshilli Gjyqësor, Mickoskit: Kushdo që ka prova për një krim në gjyqësor është i detyruar ta raportojë atë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË