Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie ndaj Igor Popoviqit, ndihmës drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
Marrëveshja, e cila është aprovuar në seancën e sotme, parasheh që burgimi prej 6 muajsh të zëvendësohen me masa tjera.
Prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptojë dënimin me gjashtë muaj burgim, por që ky paraburgim t’i zëvendësohet me gjobë 3 mijë euro dhe dëbim të Igor Popoviqit nga Kosova për një periudhë dy vjeçare.
Propozimi është aprovuar nga gjykata, kurse vendim përfundimtar do të merret në ora 14:00.
Popoviq, i cili në një tubim në Rahovec kishte fyer UÇK-në, akuzohet se me dashje ka nxitur e përhapur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike.