Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka bërë një postim të ndjerë në rrjetet sociale duke kujtuar me respekt dhe dashuri Dritan Hoxhën, themeluesin e Top Medias dhe Top Channel-it.
Edhe pse prej vitesh nuk është më pjesë e këtij televizioni, Arbana shprehet se mbetet gjithmonë mirënjohëse për hapat e parë të karrierës së saj, të cilat i hodhi pikërisht aty.
“Top Channel ka qenë shkolla ime. Aty kam nisur gjithçka, dhe për këtë do jem gjithmonë falënderuese”, shkruan Arbana ndër të tjera në postimin e saj.

Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohëse”.
Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë ndjekës dyshojnë se Arbana mund të jetë në prag të një rikthimi në shtëpinë mediatike ku hodhi hapat e parë në karrierë.