Arben Fetai reagon pas plagosjes së Zekirja Shainit në Kumanovë: Dënoj me forcë çdo akt dhune

Picture of INA
INA

07/10/2025

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi i tij, Zekirja Shaini.

Në reagimin e tij, Fetai shpreh shqetësim të thellë për incidentin dhe përcjell solidaritet të sinqertë me familjen e të plagosurit, duke dënuar me forcë çdo formë dhune.

“Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune”, – theksoi Fetai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke kërkuar respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin.

“U bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt”, – shtoi zëvendëskryeministri Fetai. (INA)

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në Kumanovë, autori me maskë (VIDEO)

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi: Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë, urgjent të zbardhet rasti

Inflacioni në Maqedoni ne shtator arriti në 4%

Infermierët në RMV reaguan ndaj qëndrimit injorant të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit premton konsultime

VLEN: Shprehim keqardhje dhe e dënojmë aktin e plagosjes së dr.Shahinit

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË