Arbër Ademi: Çdo përpjekje për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë është “goditje ndaj vetë shtetit”

Picture of Ina Online
Ina Online

14/10/2025

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën për media paraqiti vizionin dhe qëndrimet e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar se kjo forcë politike nuk është krijuar për fushata, por për vizion afatgjatë dhe stabilitet shtetëror.

“Ne nuk jemi parti e fjalëve, por e punës. Nuk kërkojmë pushtet për pushtet, por përgjegjësi,” – deklaroi Ademi.

Ai theksoi se AKI do të hyjë në zgjedhje me vlera, përgjegjësi dhe me një qëllim të qartë – ta rikthejë politikën në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, duke ruajtur orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Ademi e quajti të palëkundur qëndrimin e partisë për mbrojtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare – të Ohrit, Prespës dhe asaj të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë – të cilat, sipas tij, janë “themeli i stabilitetit të shtetit dhe garancia për rrugën drejt BE-së”.

“Zero konflikte me fqinjët, zero tensione etnike dhe një orientim tërësisht euroatlantik – kjo është politika jonë,” u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Ademi theksoi se barazia e shqiptarëve është e drejtë kushtetuese e jo privilegj, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë është “goditje ndaj vetë shtetit”.

Një nga pikat kryesore të platformës së AKI-së është vettingu i plotë në drejtësi dhe hetimi i pasurive të funksionarëve publikë e partive politike gjatë tre dekadave të fundit.

“Ky është vettingu që ndan të ndershmit nga të korruptuarit, shtetin nga bandat dhe politikën nga krimi,” theksoi Ademi.

Ai foli gjithashtu për nevojën e një decentralizimi real, që u jep më shumë fuqi komunave dhe qytetarëve për të vendosur për zhvillimin lokal, në përputhje me standardet europiane.

Në fund, nënkryetari i BDI-së theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim mbetet e vetmja forcë shtetformuese që mban stabilitetin dhe seriozitetin politik në vend.

“Rruga jonë është e qartë: Evropë, drejtësi, barazi dhe dinjitet qytetar. Jo për premtime, por për parime. Jo për pushtet, por për popullin.”(INA)

TË FUNDIT

Mashtrohet biznesmeni kumanovar, ia morën 18 mijë euro!

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

“Nuk i pëlqen Luizit”/ Ndjekësi i’a thotë troç, Kiara Tito shpërthen: Kjo jam unë, gjithashtu të sygjeroj…

Iseni: Kur flet për UÇK-në, po harron ata që sakrifikuan

Aliu paralajmëron ndryshime ligjore: Mjekët dhe personeli mjekësor do t’i nënshtrohen testit anti-drogë

Zgjedhjet lokale/ KSHZ-ja përgatitet për të dielën, dorëzohet materiali zgjedhor

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË