Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar

Picture of INA
INA

17/09/2025

Veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar. Kështu Komuna e Likovës e konsideron urdhëresën e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për mbylljen e deponisë komunale në Nakushtak, ndërkohë që nuk ka gjetur lokacion tjetër, ndërsa thonë se Urdhëresa është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe me Planin dhe Programin për Menaxhimin me Mbeturinat dhe deponitë regjionale, ku parashihet ndërtimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë.

Reagimi i plotë i Komunës së Likovës:

Në lidhje me urdhëresën e sjellë nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore dhe aktet përkatëse, Komuna e Likovës bën këtë reagim zyrtar:

Urdhëresa është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe me Planin dhe Programin për Menaxhimin me Mbeturinat dhe deponitë regjionale, ku parashihet ndërtimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë, në bazë të kontratës nr.11-6163/1 ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Likovës nr.03-379/1.

Kjo urdhëresë bie ndesh me aktet e mëhershme të sjellura vetë nga ministria, siç janë:

Kontrata për furnizim publik të shërbimeve (pjesa 2), ku qartë përcaktohet mirëmbajtja e deponisë jo standarde në fshatin Nikushtak për periudhë 6-mujore. Në kundërshtim me këtë kontratë, pas vetëm 1 muaji sjellët një akt tjetër për mbylljen e të njëjtës deponi.

Komunikimi zyrtar i datës 29.08.2025, ku Ministria ka kërkuar nga Komuna e Likovës të caktojë person kontakt për evidentimin e kamionëve dhe formularëve të transportit.

Procesverbali i Ministrisë për futjen në punë të kryerësit të punëve, i cili ka për detyrë nivelizimin, mbulimin dhe pastrimin e deponisë deri në momentin e hapjes së deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Megjithatë, vetëm 20 ditë më pas, i njëjti institucion sjell akt për mbylljen e deponisë – një veprim kontradiktor dhe i pabazuar.

Ndërmarrja kontraktuese ka punuar realisht vetëm 3 ditë, ndërkohë që mirëmbajtja e deponisë është kryer në baza javore nga Ndërmarrja Publike e Komunës së Likovës edhe para lidhjes së kontratës. Për më tepër, ajo ka kryer gërmime të dheut pranë deponisë pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm, gjë që bie ndesh me ligjin.

Bazuar në këto rrethana, Komuna e Likovës e konsideron këtë urdhëresë si veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar.

Komuna e Likovës ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare dhe administrative lidhur me krijimin e ndërmarrjes ndërkomunale regjionale për menaxhim me mbeturinat “Eko Lindje-Verilindje” Sveti Nikollë.

Në nivel shtetëror ekzistojnë mbi 80 deponi jo standarde. Asnjëra prej tyre nuk është objekt i veprimeve të tilla nga Ministri në fjalë, ndonëse pjesa më e madhe prej tyre ndodhen në kushte shumë më të rënda sesa ajo në fshatin Nikushtak.

Fakti se kjo urdhëresë nuk është e mbështetur nga asnjë dokumentacion i organit kompetent – Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor – dëshmon qartazi se akti është i paligjshëm dhe në kundërshtim me procedurat.

Komuna e Likovës, duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm pranë organeve kompetente. Po ashtu, gjatë kësaj jave, në mënyrë transparente do të organizojë një DEBAT PUBLIK, me qëllim që e vërteta të dalë qartë para qytetarëve dhe opinionit të gjerë.

Komuna e Likovës mbetet e përkushtuar për mbylljen e deponisë jo standarde dhe thekson se zgjidhja e vetme e qëndrueshme është hapja dhe funksionalizimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Për këtë arsye, çdo përpjekje për hedhjen e fajit mbi Komunën është e pabazuar dhe e papranueshme.

TË FUNDIT

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?

AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

Zjarri në Trubarevë: U vazhdohet paraburgimi edhe për 48 orë personave të arrestuar

ME TE LEXUARA

1
Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik
1
Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
1
BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike
1
A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?
1
AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

LEXO MË SHUMË

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

A keni pak “mëshirë”, AKI dhe VLEN?

AKI dhe VLEN-drejt ‘katastrofës’ apo referendum për shqiptarët?

Zjarri në Trubarevë: U vazhdohet paraburgimi edhe për 48 orë personave të arrestuar