Armiku imagjinar i Amerikës!

Picture of INA
INA

13/09/2025

Kimete Berisha

– Kosova nuk është shtet, por është projekt amerikan, prandaj zemërimi i Amerikës është i projektuar.

– Sepse në Kosovë Amerika kurrë nuk ka me kë të zemërohet, përveç me vetveten!

– Amerika nuk është zemëruar me Albin Kurtin për zor, por për hatër, se hatri në Kosovë është më i madh se zori.

– Askush në Amerikë nuk e di se pse Amerika e ka ndërprerë ‘Dialogun Strategjik’ me Amerikën…pra, me projektin e vet.

– Por dihet se Amerika nuk ka guxuar
askujt (e as vetes) t’i tregojë se pse ka frikë nga Albin Kurti?

– Dhe kështu, neve s’na merr gjumi natën, sepse kur Amerika ia ka frikën Albin Kurtit, kush e di kush është ai?

– Tregoni kush është Ai?

– Hashim Thaçi e ka pas zbuluar se enigma dhe misterioziteti i Albin fillon i ka rrënjët dhe shtrihet në një fshat të Malit të Zi, në Sokobinë…dyshohet se deri në Vlladimir….nën disa gërmadha dhe më
gjërë…

– A është Albin Kurti më i ‘rrezikshëm’ për Amerikën se sa Putini?
– Mund të jetë.
– Nuk e di.

– Por e di se Putini vret njerëz përditë, e bombardon Ukrainën dhe planifikon të jetojë 150 vjet.

– Ndërsa Kurti është tinëzar, sekretiv, i fshehtë, pra nuk dihet çfarë bën fshehtas, nuk dihet se çfarë është në gjendje të bëj…
dhe ku me ditë se sa vjet planifikon të jetojë, e ka shenja dhe vullnet të jetojë edhe më gjatë se Putini…

– Kufinjtë e Putinit dihen, prandaj nuk është i rrezikshëm për Amerikën, se frika ndaj tij është reale,
ndërsa Kurti nuk dihet ku e ka kufirin, nuk dihet deri ku mund të shkojë, dhe kjo e bën të frikshëm dhe të rrezikshëm!

– Derisa të sqarohet se pse Albin Kurti është më i rrezikshëm se Putini, unë do të hyjë në heshtje, nuk flas më as me Amerikën…veç humor, po pranoj…
sepse zemërim më qesharak se ky zemërimi folklorimëk amerikan, nuk kam parë as në librin ‘Mbi qeshjen’, ku autori Berksi flet për dy pleq bineq….

– Armiku imagjinar është më i rrezikshëm se sa armiku real, sepse imagjinata nuk ka kufij.

– Se…Armiku real ka emër, ka kufij, ka adresë, ndërsa armiku imagjinar jeton brenda mendjes sate, nuk e di as ku ta kërkosh e as si ta ndalosh.

– Dhe kështu, Kosova është kthyer në laborator të frikës së shpikur, ku Amerika luan lojën e paranojës ndaj një kryeministri që është më i rrezikshëm në fantazi se sa Putini në realitet.

– Ky është absurdi ynë: neve na merr gjumi rehat për shkak të Amerikës, ndërsa Amerika nuk fle dot nga Kurti.

P.S. You Talkin’ to Me?!

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË