Aroma e Bajramit

Picture of INA
INA

28/06/2023

Daut Dauti

Edhe sot më vjen e gjallë aroma e teshave të reja që i vishja për Bajram. I nuhasja teshat tërë natën- Natën e Bajramit – që do t’i vishja të nesërmen me me një gëzim të papërshkruar sa që më dukej se mëngjesi nuk do të agonte kurrë. Njësoj i nuhasja edhe librat e reja që i blinim në fillim të çdo shtatori kur fillonte viti shkollor.

Natën dhe Ditën e Bajramit shtëpia mbushej me aroma të ndryshme. Me atë të gjellërave të shumta, piteve, bakllavës … Festival i aromave të këndshme kur ngopeshim me mish dhe ëmbëlsira. Aroma e ushqimit bënte luftë për mbizotërim me atë të tekstileve të shtëpisë të pastuara me sapun dhe ‘Biljana’.

Dita e Bajramit ka qenë dita kur bënim edhe para dhe i futnim me kujdes në xhepat e rrobave të reja. Në mendjet tona ishim mbretër të një domeni të gjërë imagjinar. Pas dite mblidheshim në ndonjë skaj të lagjës për ‘turra – jaz’.

Asgjë më nuk është si atëherë. Më nuk i ndjejë aromat, por vishem si atëherë. (Për shkak të sistemit elektronik, xhepat i kam të zbrazët).

Gëzuar këtë festë të gjithëve duke dëshiruar që fëmijët e sotshëm t’i ndjejnë aromat dhe ta kenë gëzimin tim kur kam qenë në moshën e tyre.

TË FUNDIT
19 orë
Çka duhet bërë pas shfuqizimit të “balancuesit”për përfaqësim nga Gjykata Kushtetuese?
2 ditë
Sistemi Politik, Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe Përfaqësimi në Institucionet Shtetërore
1 javë
Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet
1 javë
Përralla sllavomaqedonase...
1 javë
Balanceri dhe punësimet e BDI-së

ME TE LEXUARA

19 orë
Çka duhet bërë pas shfuqizimit të “balancuesit”për përfaqësim nga Gjykata Kushtetuese?

LEXO MË SHUMË

Çka duhet bërë pas shfuqizimit të “balancuesit”për përfaqësim nga Gjykata Kushtetuese?

Sistemi Politik, Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe Përfaqësimi në Institucionet Shtetërore

Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet

Përralla sllavomaqedonase…

Balanceri dhe punësimet e BDI-së

Profecia e kamarierës greke për shqiptarët e Nanos

Ministri “kokë me vete” që duhet shkarkuar dhe nxitimi zevzek i Presidentes..!

Balansuesi drejt Strasburgut apo Ligj të ri për përfaqësim të drejtë?

Dështimi i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde