Arrestohet ndihmëskryetari i Bujanocit dhe babai i tij

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Bujanoc: Arrestim i ndihmës kryetarit të komunës dhe babait të tij pas rrahjes së një polici në pension

Një incident ka ndodhur në Bujanoc, ku ndihmësi i kryetarit të komunës, Stefan Arsiç, dhe babai i tij, Sasha Arsiç, janë arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një polici në pension.

Sipas burimeve nga organet hetimore, ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa arrestimi i dy të dyshuarve është kryer dje, pas një periudhe gjatë së cilës ata dyshohet se ishin në arrati. Polici në pension, i cili pësoi lëndime të rënda, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike të Nishit për trajtim mjekësor.

Pas marrjes në pyetje, Gjykata Themelore në Bujanoc ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy personat e përfshirë, deri në përfundimin e hetimeve.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në sulmin ndaj ish-policit. Ndërkohë, ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin lokal për shkak të pozitës publike që mban njëri nga të arrestuarit./Presheva.com

TË FUNDIT

Ademi: Koha e vasalëve ka mbaruar – 19 tetori është koha e popullit!

Von der Leyen “shkund” politikanët në Shkup: Pa ndryshimet kushtetuese s’ka BE

Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane

Gjysmë metri është fleta më e gjatë e votimit, e shtypur për Zgjedhjet Lokale më 19 tetor

Edi, mos na prit më”: Shqipëria ecën drejt BE-së, Serbia ngelet peng i vetvetes

“Kërçovë a je gati?”- sonte tubimi përmbyllës i Shkodran Alilit në sheshin e qytetit

ME TE LEXUARA

1
Ademi: Koha e vasalëve ka mbaruar – 19 tetori është koha e popullit!
1
Von der Leyen "shkund" politikanët në Shkup: Pa ndryshimet kushtetuese s'ka BE
1
Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane
1
Gjysmë metri është fleta më e gjatë e votimit, e shtypur për Zgjedhjet Lokale më 19 tetor
1
Edi, mos na prit më”: Shqipëria ecën drejt BE-së, Serbia ngelet peng i vetvetes

LEXO MË SHUMË