Arta Bajrami sqaron letrën e hapur ndaj Kurtit dhe Osmanit: Nuk ka ngjyrim politik, bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë

Picture of INA
INA

22/08/2025

Pas letrës së hapur drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka bërë një tjetër reagim, duke sqaruar se qëllimi i saj nuk ka qenë politik, por thjesht human dhe qytetar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka shkruar se si disa individë e kanë interpretuar gabimisht letrën e saj, duke e parë atë si të drejtuar vetëm ndaj një partie.
Dua ta sqaroj qartë: letra ime nuk ka pasur kurrfarë ngjyrimi politik. U drejtova Kryeministrit dhe Presidentes sepse ata janë krerët më të lartë të shtetit dhe mbajnë përgjegjësi institucionale”, deklaroi ajo.

Bajrami nënvizon se qëllimi i vetëm i saj është miratimi i ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mbështetja e projekteve që u shërbejnë atyre. “Ky ligj duhet të votohet pavarësisht se kush është në pushtet, sepse nuk ka të bëjë me interesa partiake, por me jetën e fëmijëve tanë dhe dinjitetin e familjeve të tyre,” shkruan ajo.

Duke theksuar se nuk po merret me politikë, këngëtarja shprehet se po e ngre zërin si nënë, si qytetare dhe si përfaqësuese e shumë familjeve që përballen me sfida të ngjashme.

Ky reagim vjen një ditë pas letrës së saj të hapur, ku kritikoi klasën politike për krizën e zgjatur institucionale në Kosovë dhe kërkoi miratimin urgjent të ligjit për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe mbështetjen për projektin e humanistit Halil Kastrati.

TË FUNDIT

Osmani përplas Vuçiqin: Sulmon Turqinë si fqinjët – mentaliteti i së kaluarës nuk sjell paqe!

Kur kryetari bie në gropën që e hapi vetë!

Dronët luftarakë në Kosovë, reagon Vuçiq: Jam i tmerruar nga veprimi i Turqisë

Lëvizje e papritur nga Uashingtoni, Brnovich nuk do të dërgohet në Serbi!

Propozimi i Bundestagut i kërkon Gjermanisë të heqë kërkesat e punës për shtetësinë

“Receta” e Rrakllit: Ja si mund t’ia dalim ndaj Serbisë (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË