Sulmuesi Jasir Asani e ka realizuar golin e tretë këtë edicion në elitën e futbollit iranian.
Asani të premten ia siguroi fitoren skuadrës së Esteghlalit.
Esteghlali në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti në shtëpi 1:0 skuadrën Mes Rafsanjan.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Asani, golin e fitores e realizoi në minutën e 11-të.
Ai luajti deri në minutën e 89-të.
30-vjeçari Asani krahas tri golave të shënuar ka kontribuar edhe me një asistim.
Sulmuesi i krahut ishte i ftuar për ndeshjet që Shqipëria i luajti ndaj Serbisë dhe Jordanisë.