ASH, Taravari: Oktopodi i “Botës Serbe” po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

Picture of INA
INA

18/09/2025

Aleanca për Shqiptarët, krahu u Arben Taravarit, shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit.

Reagimi i plotë:

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit.

Në vend që të mësojë nga paralajmërimet e qarta të Raportit të Parlamentit Europian, Shkupi zyrtar ka lejuar që kjo agjendë të marrë hov. Nënshkrimi i memorandumit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Republikës Srpska, i cili përfaqëson një entitet që sfidon hapur sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës, është një shembull i qartë se si institucionet tona po futen në rrjete që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Po ashtu, kontratat strategjike të MEPSO-s me kompani serbe për projekte kyçe të rrjetit energjetik ngrejnë dyshime serioze mbi varësinë energjetike dhe komprometimin e sigurisë sonë kombëtare.

Kjo strategji shtrihet edhe më tej: përmes rrjetit hotelier, sistemit bankar, telekomunikimeve dhe televizioneve serbe, ndërhyrja bëhet e gjithanshme dhe e qëndrueshme, duke krijuar varësi strukturore që shkojnë përtej marrëdhënieve normale ekonomike. Ndërkohë, përfshirja e zyrtarëve serbë në aktivitete politike dhe kulturore në vend, si rasti i fundit me pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Shkup me ftesë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, tregon qartë se ky projekt nuk është më i fshehur: është i hapur, i drejtpërdrejtë dhe antievropian.

Alarmante është edhe paraqitja e grupeve paramilitare me bereta të kuqe në qytete të Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë sinjal të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Serbia po shfaqet qartë si shtet-proksi i Rusisë në rajon, duke përdorur instrumente të buta dhe të forta për të ndikuar mbi vendimmarrjen tonë strategjike.

E gjithë kjo ndodh nën një qeveri që jo vetëm nuk e mbron vendin nga ky ndikim, por shpeshherë e legjitimon dhe e përforcon atë. VMRO-DPMNE, me partnerët e saj të koalicionit VLEN dhe ZNAM, në vend që të mbrojnë interesin kombëtar, paraqiten si protagonistë të këtyre zhvillimeve, duke i hapur derën një agjende të rrezikshme për stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët thekson se orientimi europian dhe euroatlantik i vendit është i panegociueshëm. Sovraniteti nuk ka çmim dhe nuk mund të shitet në tavolinë për interesa të ngushta politike apo për marrëdhënie të dyshimta me qendra të jashtme. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë larg agjendave të “Botës Serbe” dhe “Botës Ruse”, sepse vetëm kështu mund të sigurohet stabiliteti dhe e ardhmja e gjeneratave të ardhshme.

TË FUNDIT

Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët

Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit

Zveçan: Policia zbulon armë e pajisje ushtarake, lidhet me rastin “Banjska”

Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Jahjaga takoi Obamën: Kosova s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë aleat më të madh se SHBA-të

Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË