Asnjë grua shqiptare nuk është kandidate për kryetare komune në zgjedhjet lokale 2025 në Maqedoninë e Veriut.
Nga gjithsej 315 kandidatë për kryetarë komunash në këto zgjedhje, vetëm 32 janë gra.
Situata është pak më e mirë te listat për këshilltarë, kjo për shkak të kuotave të garantuara, shkruan Portalb.mk.
Nga 10.598 kandidatë për këshilltarë 5.822 janë burra dhe 4.776 gra./Portalb.mk