Astrit Iseni: Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i MPB-së

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2025

Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (SPB Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale.

“Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e shtetit,” theksoi zëvendësministri Iseni.

MPB-ja dhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e saj për përmirësimin e standardeve të sigurisë, mbështetjen e strukturave lokale policore dhe punën e vazhdueshme në terren për mbrojtje më të madhe të qytetarëve dhe ruajtje të rendit e qetësisë publike.

TË FUNDIT

Mendi Qyra: Ndryshimi do të vazhdojë edhe pas 2 nëntorit! Ne do të jemi për të gjithë qytetarët

Karateistët e “Bashkimi 2002” shkëlqejnë në turneun “Nike” në Shkup

Grushtat lart, mendja poshtë!

Libri “Iliria Vendi I Yjeve” del në botim – Një epikë e lindur nga kujtesa, miti dhe drita e yjeve

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

ME TE LEXUARA

1
Mendi Qyra: Ndryshimi do të vazhdojë edhe pas 2 nëntorit! Ne do të jemi për të gjithë qytetarët
1
Karateistët e “Bashkimi 2002” shkëlqejnë në turneun “Nike” në Shkup
1
Grushtat lart, mendja poshtë!
1
Libri “Iliria Vendi I Yjeve” del në botim - Një epikë e lindur nga kujtesa, miti dhe drita e yjeve
1
Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

LEXO MË SHUMË