Aubameyang zbulon ku kaloi periudhën më të mirë në karrierë

Picture of Ina Online
Ina Online

12/11/2023

Pierre Emerick Aubameyang ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri më tani, duke luajtur në top pesë ligat më të mëdha evropiane.

Sulmuesi nga gaboni është rikthyer tani në Ligue 1 ku po shkëlqen me fanellën e gjigantit francez Olympique Marseille.

Megjithatë ai ka luajtur për shumë skuadra si Milan në Itali, Dijon, Lille, Monaco e St Etienne në Francë, Borussia Dortmund në Gjermani, Arsenal e Chelsea në Angli si dhe Barcelona në Spanjë.

Në një intervistë për Amazon Prime Video, Pierre Emerick Aubameyang zbuloi se periudhën më të mirë në karrierën e tij e kaloi te Barcelona, ​​pikërisht në klubin ku luajti për një kohë të shkurtër.

Përkundër se qëndroi vetëm gjashtë muaj në Camp Nou, Aubameyang e cilëson si periudhën më të mirë në karrierën e tij.

“Këto janë gjashtë muajt më të mirë të karrierës”, tha sulmuesi, në intervistë, ndërsa dëgjonte një regjistrim të atmosferës në “Camp Nou”.

“Sinqerisht, kurrë nuk më ka pëlqyer kaq shumë të luaja futboll dhe të shkoja në stërvitje. E kam seriozisht, madje kam shkuar në stërvitje në ditët e pushimit. Ishte e pabesueshme”, deklaroi sulmuesi gabonez.

34-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje zyrtare me Barcelonën duke realizuar 13 gola dhe duke asistuar në një tjetër.

TË FUNDIT

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

“Kryeministri që nuk u ble”/ Shala me deklaratë të fortë: Kurti, shpresa e Dardanisë!

Komiteti i Helsinkit dënon përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë kopjues, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË