Avokati i popullit katër muaj pa udhëheqës

Picture of INA
INA

15/11/2025

Zyra e Avokatit të Popullit apo organit që promovon dhe mbron, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve përballë institucioneve shtetërore tanimë katër muaj punon me kapacitete të kufizuara. Arsyeja, është se pas pensionimin të Naser Ziberit, Kuvendi nuk ka zgjedhur pasardhësin e tij, për arsye se shumica parlamentare nuk ka shumicë të Badinterit. Zëvendësi i Avokatit të Popullit, Ylber Rufati, që ka autorizim për të udhëhequr me institucionin, thotë se kjo situatë shkakton probleme në funksionimin e tyre, madje deri aty sa ka penguar pjesëmarrjen e punonjësve në mbi 100 konferenca dhe seminare, pasi nuk kush t’ua nënshkruajë urdhrat për udhëtim.

“Kemi shumë probleme për shkak se deri tash përafërsisht mbi 100 konferenca dhe seminare apo punë të tjera të cilat kemi si obligim ndaj partnerëve tanë brenda shtetit dhe ndërkombëtar, për shkak të mungesës së Avokatit të Popullit vjen deri tek ajo që ne ballafaqohemi edhe nga aspekti teknik, por edhe nga aspekti financiar”.
“Pjesërisht jemi prezent në këto konferenca në këto seminare ndërkombëtare dhe kjo ndikon negativisht ndaj partnerëve tanë të cilët janë kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të Zyrës së Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ylber Rufati, Zëvendës Avokat i Popullit.

Çmimin për këtë gjendje, krahas punëtorëve e paguajnë dhe qytetarët apo ata që kërkojnë ndihmën e Avokatit të Popullit. Rufati thotë që veprojnë me vonesa ndaj lëndëve pasi që të gjitha lëndët nga mbarë vendi vijnë tek ai për nënshkrim dhe problem shtesë paraqet edhe moszgjidhja e 7 zëvendësve të Avokatit të Popullit.

“Shërbimi ndaj qytetarëve nuk është ndërprerë dhe funksionon në mënyrë profesionale. Mirëpo afatet kohore, ajo ka bërë një çik problem. Një pjesë të mungesës së afatit kohor që ne t’u përgjigjemi me të njëjtën kohë dhe obligim të cilin e kemi ndaj qytetarëve. Domethënë që veproni me vonesa? Veprojmë me vonesa shkaku se lëndët të cilat përpilohen nga qendrat rajonale, sillen në zyrën kryesore, unë i nënshkruaj dhe i kthej dhe ajo bën pengesë kohore, duke e hequr edhe pengesat tjera administrative, institucionet të cilat nuk përgjigjen në kohë, nuk veprojnë në kohë, edhe ajo është pjesë problematike,” deklaroi Ylber Rufati, Zëvendës Avokat i Popullit.

Problem shtesë përbën edhe aspekti financiar i institucionit për çka, ka shkaktuar revoltë te punonjësit për shkak të mosrealizimit të marrëveshjes koletive. Buxheti, është shkurtuar për 30% apo 45 milionë denarë, ndërsa siç mëson Alsat, tanimë tre muaj nuk është paguar qiraja për Zyrën Qendrore të Avokatit të Popullit në Shkup. /alsat.mk

TË FUNDIT

Avokati i popullit katër muaj pa udhëheqës

VLEN: BDI është e fundit që duhet të flasë për BE-në

Amerika i jep ultimatum Vuçiçit – Ministri: Morëm lajmin më të keq të mundshëm

“Çdo fund …”, Xheneta Fetahu merr vendimin e papritur

Votat me postë për Komunën e Vitisë, LDK arrin ta ruaj fitoren ndaj VV-së për vetëm kaq vota

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë, Çeku para Ramës, ja dallimi?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË