Avokati serb me deklaratë të fortë kundër Vuçiqit: Qeveria e Kosovës vepron me saktësi kirurgjikale

Picture of INA
INA

04/11/2025

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka dhënë një vlerësim të qartë dhe të detajuar mbi situatën politike në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar kryesisht te roli i Serbisë dhe i Kosovës në kontekstin e qëndrimeve të Bashkimit Evropian.

Ai analizon zhvillimet e fundit, duke theksuar se Evropa ka filluar të marrë një qasje më të vendosur ndaj rajonit.

“Situata politike këtë herë, për fat të mirë, është njëkahëshe. Në Evropë, është kristalizuar një qëndrim i qartë se BE mban një përgjegjësi të madhe ndaj Ballkanit dhe se qetësimi i saj i mëparshëm ndaj diktatorëve dhe bartësve të korrupsionit e vë vetë Evropën në rrezik, kryesisht në aspektin e sigurisë rajonal.

Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij kryesore anëtare janë të vendosura të marrin kontrollin dhe përgjegjësinë për zhvillimet politike në Ballkan. Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila dënon regjimin në Beograd në të gjitha aspektet, përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë valë të re politike”

Krahas kësaj, Stojkoviq përmendi edhe faktin se Vuçiq ka refuzuar të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

Po ashtu, shtoi se veprimet e qeverisë së Kosovës janë të përshtatshme në përputhje me rrethanat e sigurisë rajonale.

“Nga ana tjetër, Evropa e kupton qartë se Aleksandar Vuçiç ka refuzuar të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. Kjo i ka lejuar qeverisë së Kosovës të vazhdojë me shpërbërjen e institucioneve paralele të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës. U tha në heshtje: Serbia refuzon të bashkëpunojë – prandaj, duhet të zbatoni atë që mendoni se është e nevojshme, në mënyrë që në të ardhmen, rreziqet e sigurisë si sulmi në Banjska të mos ndodhin përsëri. Dhe qeveria e Kosovës e ka bërë pikërisht këtë. Më duket mua – me saktësi kirurgjikale”, përmbylli Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

BDI emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar në vend të Blerim Bexhetit

Integrimi/ “Një vit pa hapa vendimtarë” – KE: Kushtetuta të ndryshohet

Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier, thotë se Serbia s’do të ndjekë rrugën negative

Sulejmani: Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali

“Kushti për bullgarët në Kushtetutë, gjyqësori dhe korrupsioni”, pikat e forta të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË