Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2025

Nga Arsim Sinani

Nga viti 1968 e deri në vitin 2025, kur kaloi në amshim, Axha Irfan Vlashi ka punuar, ka vepruar, ka vrapuar dhe nuk ka kursyer asgjë për çështjen shqiptare, ama hiç asgjë. Ai mbetet burrë me qëndresë dhe tribun popullor, i lidhur fort me hallet, shpresat dhe idealet e kombit. Në çdo situatë diti të qëndrojë drejt, pa u lëkundur dhe pa e ulur kurrë zërin e së vërtetës. Axha Irfan ishte i veçantë për nga stili, e folura, për nga veprimet, për nga dashuria për shqiptarinë.

Axha Irfan me mua ka kontaktuar shumë herë, kuptohet sepse ishte shok i babait tim. Sa herë që shqiptarët kishin probleme, ai kërkonte dhe bisedonim gjatë, donte ta dijë kah po ahkojmë edhe kur shpesh anija nuk shihej në mol, ai kërkonte dritë. Nuk u ndal kurrë, gjithnjë vraponte për kauzën.

Axha Irfan nuk u dorëzua asnjëherë. Ky ishte qëndrimi i tij i pandryshueshëm, filozofia e jetës që la pas si shembull për të gjithë shqiptarët: të mbrosh dinjitetin, të mos humbasësh besimin dhe të qëndrosh përballë sfidave me zemër të pastër.

Axha Irfan nuk ka lënë protestë, nuk ka lënë punë pa bërë për çështjen shqiptare. Si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Ai ishte një motor që dinte t’i lëvizte gurët. Dhe ashtu do të kujtohet – si burri që punoi për bashkim.

Shpesh më dërgonte nga një dhuratë prej Struge. Gjithmonë kujdesej si jam. Irfan Vlashi do kujtohet si tribun popullor që e deshi shumë lirinë. Një ngjarje që do ta kujtoj veçanërisht: foli në Top chanel për Shën Naumin, sepse mendonte se i është bërë padrejtësi Shqipërisë. Na është vjedhë ai vend i shenjtë. Hë si thua fola mirë, më pyeste. Dhe ku gabonte axha Irfan ai ishtr avokat i shqiptarizmës, njeri model që do na mungojë.

Do ta kujtoj me mall, do më mungojnë bisedat me të, por kurrë nuk do ta harroj dashurinë e tij për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

E portretizoj kështu për mbamendjen tonë kolektive: një njeri që jetoi për kombin, që e deshi lirinë dhe të drejtën mbi çdo gjë tjetër, për shqiotarët. Dhe sot pyesim veten me fjalët e tij:

> “Hë mo, si thua, do ja dalim, do bashkohemi…?”

Kujtimet për Irfan Vlashin nuk vdesin kurrë, do mbeten në kujtesën e pooullit shqiptar.

Lamtumirë, Irfan Vlashi – hero i shqiptarisë.

TË FUNDIT

Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja!

Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

Rubin: Hill përpiqej të dëmtonte figurën time dhe të Albrightit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË