Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ndër të tjera foli edhe në lidhje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Balaj u shpreh se Rama po lë përshtypje se i është bashkuar karvanit që po përdor UÇK-në për t’iu kundërvënë Albin Kurtit.
“Po lë përshtypje Edi Rama që i është bashkuar njëfarë karvani të njerëzve ose agjentëve që po duan ta instrumentalizojnë UÇK-në si levë përmes së cilës i kundërvihet politikisht Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.