Banka popullore: Stabiliteti financiar është ruajtur, u miratua Raporti për vitin 2024

Picture of INA
INA

26/09/2025

Këshilli i Bankës popullore e mbajti mbledhjen e vet të rregullt në të cilën e miratoi Raportin për stabilitet financiar për vitin 2024. Në Raport vlerësohet se gjatë vitit 2024 sistemi financiar e ruajti stabilitetin, po bëhet mirë me sfidat dhe është rezistent ndaj goditjeve. Të gjitha segmentet e tregut – nga sistemi bankar, përmes fondeve private pensionale dhe investuese, sektorit të sigurimeve, deri tek institucionet më të vogla siç janë kursimoret dhe shoqatat për lizing – e ruajtën stabilitetin e vet, duke treguar rezistencë të mirë ndaj goditjeve dhe aftësisë për adaptim të ndryshimeve në ambientin ekonomik dhe rregulaltor. Institucionet financiare punuan në kushte të rritjes së përshpejtuar mesatare dhe uljes graduale të inflacionit, përderisa ambienti gjeopolitik mbeti jostabil, duke mbajtur në vete paqartësi dhe rreziqe të shtuara.

“Sistemi bankar është me rëndësi kyçe për stabilitetin financiar, sepse ai i përfshin kursimet e sektorëve jofinanciarë, por edhe një pejsë të konsiderueshme të mjeteve nga institucionet financiare jobankare”, thekson Banka popullore.

Në Raport vlerësohet se sistemi bankar e ruajti stabilitet, duke e rritur përshtatjen e kapitalit drejt nivelit më të lartë deri më tani, pozitën likuide u përmirësua akoma më shumë, ndërkaq u ruajt edhe cilësia e mirë e portofolit kreditor. Masat makroprudente që i solli Banka popullore ndihmuan për përforcim të mëtutjeshëm të rezistencës së sektorit bankar.

Fondet private pensionale e përbëjnë segmentin e dytë për nga madhësia të sistemit financiar. Relaizimet e tyre u përmirësuan në vitin 2024, dujke realizuar të shkallë nominale dhe reale të të ardhurave. Rreziqet për stabilitet financiar nga fondet private pensionale tani për tani janë të kufizuara për shkak të anëtarësimit akoma të ri të fodneve dhe pagesave minimale në bazë të pensioneve. Janë kufizuar edhe rreziqet nga sektori i sigurimeve, i cili ruajti solvencë dhe likuiditet adekuat dhe përfitim solid. Segmentët e tjerë të sistemit financiar janë dukshëm më të vogla, ndërsa në vitin 2024 veçohen fondet e hapura investuese, të cilat realizuan rritje të lartë të mjeteve prej mbi 50%, që i referohet tërheqjes së investuesve të rinj dhe/apo mjeteve të reja në fondet e hapura investuese, por edhe menaxhimit me mjetet.

Në Raport vlerësohet se rreziqet nga sektori jofinanciar janë të matura duke pasur parasysh pozitën e mirë financiare të amvisërive dhe të sektorit korporativ he shkallës së ulët të kredive jofunksionale në portofolin kreditor të bankave. Edhe pse detyrimi i dy sektorëve jofinanciar rritet në vitin 2024, dhe është në kuadër të pragjeve të ndjeshmërisë dhe të dy sektorëve, megjithatë me borxhin duhet të menaxhohet me kujdes në mënyrë që të mbetet në suazat e njejta edhe në periudhën në vijim.

TË FUNDIT

Një e vjedhur, një e dëmtuar – zhduken tablotë e Nënë Terezës nga AKE

Kujdes në vizëbardha: Celulari dhe kufjet kushtojnë 40€! Ligji vlen për këmbësorë, çiklistë dhe trotinetë

Nisja e sezonit të ngrohjes – Këto janë detajet e furnizimit

VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

Gjesti nuk i ndal kunjat ndaj Eglit, reagimi që nuk pritej!

Lëshime në denoncimet e Rosicës! Masa disiplinore për 11 policë nga Velesi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË