Bardhyl Mahmuti: Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në interpretime të pasakta

Picture of Ina Online
Ina Online

16/09/2025

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Në seancën e paradites të datës 16 shtator 2025, gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtjes, z. James Rubin, prokurori nxori një kabllogram në të cilin pretendohet se Hashim Thaçi e ka prezantuar Adem Demaçin si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, në këtë kontekst, përmendem edhe unë se gjoja kam konfirmuar një pohim të tillë.
E shoh të rëndësishme të sqaroj publikisht se asnjëherë nuk kam konfirmuar një të pavërtetë të tillë.

Përkundrazi! Në deklaratat e mia kam hedhur poshtë pohimet që synonin ta prezantonin z. Demaçi si “zëdhënës” apo “përfaqësues politik”. Është fakt se ai e hapi Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë, por z. Adem Demaçi ishte më shumë se “zëdhënës” apo “përfaqësues politik” i UÇK-së.

Nga të gjitha prononcimet e mia të asaj kohe rreth kësaj çështjeje, do të citoj vetëm përgjigjen që i kam dhënë “Zërit të Kosovës”, më 10 shtator 1998, intervistë që njëkohësisht u botua edhe në Prishtinë, në gazetën “Bota e Re”.

ZiK: Sipas deklaratës politike numër 7 të UÇK-së, Adem Demaçit i është dhënë mandati për krijimin e institucioneve në Kosovë. Nga ana tjetër, shtypi e prezanton si përfaqësues politik të UÇK-së.

Si qëndron puna?

Bardhyl Mahmuti:
Për të lehtësuar komunikimin me forcat politike kombëtare dhe me aktorët kryesor të institucioneve ndërkombëtare, UÇK-ja ka emëruar gjashtë përfaqësues të vet politikë. Keqinterpretimi i qëllimshëm i funksionit të Adem Demaçit, si “përfaqësues politik” i UÇK-së, fsheh synimin për t’i kufizuar kompetencat që i janë besuar atij dhe të pengohet puna rreth krijimit të institucioneve të lartpërmendura. Adem Demaçi nuk është personi numër një i UÇK-së por personaliteti numër një i rezistencës kombëtare. Funksioni që i është besuar është analogjik, në disa aspekte, me funksionin që ka një kryetar shteti në rrethana normale. Prandaj, të gjitha forcat politike dhe shoqërore të Kosovës, individë me peshë dhe potencial profesional të interesuar për zhbllokimin e situatës duhet t’i afrohen Adem Demaçit dhe pa humbur kohë të fillohet me punët që na presin.
Prandaj janë tërësisht të sakta pohimet e z. James Rubin, për rolin e z. Demaçi gjatë luftës dhe peshën vendimtare që ka pasur në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vevey, më 16 shtator 2025

TË FUNDIT

Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri

Janevska paralajmëron rregulla të reja për tekstet shkollore

Izraeli nisi pushtimin e plotë të Gazës

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?

Miratohet vendimi, parcela e cila më parë i takonte kazermës së Armatës, t’i bartet në pronësi të përhershme Universitetit Nënë Tereza

Luiz Ejlli në zi, humb një person të dashur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË