BDI: As Mickoski e as VLEN-i, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre

Picture of INA
INA

22/09/2025

VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, VMRO-DPMNE-së. Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina. VLEN hesht për iniciativën skandaloze të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe. Kwshtu ka reaguar BDI-sw, sipas tw cilës, VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë.

“VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë që u avancua pastaj. VLEN hesht për hapjen e debatit mbi shfuqizimin e votimit me Badenter në Kuvend, si mburojë kundër majorizimit etnik. E vetmja gjë që ata bëjnë është të heshtin përpara Mickoskit dhe të ofendojnë shqiptarët. Shefi i shtabit të tyre, Adnan Azizi, madje kërkoi falje te Mickoski dhe u justifikua publikisht se nuk kishte në mendje të ndalonte projektet sllave e ruse, por se thjesht kishte kritikuar një shqiptar. Ky është imazhi i vërtetë i VLEN-it: vasalë të përulur përballë të huajve, por të guximshëm vetëm kur bëhet fjalë të sulmojnë shqiptarë”.

VLEN, thuhet mw tej nw reagimin e BDI-sw, nuk reagoi as ndaj partnerit të vogël të Mickoskit, ZNAM, i cili haptazi i fyen dhe i poshtëron. “Edhe kur Izet Mexhiti u trajtua publikisht me përçmim – ‘mos u sill si Liza në botën e çudirave’ – ai zgjodhi të heshtë. Ky është turpi më i madh që ndonjëherë një parti shqiptare i ka sjellë shqiptarëve. Prandaj, shqiptarët janë mobilizuar dhe më 19 tetor në referendum do të flasin me një zë: përfaqësuesit e shqiptarëve i zgjedhin vetë shqiptarët, jo Mickoski, jo VMRO dhe jo veglat e tyre. Dinjiteti i shqiptarëve do të rikthehet vetëm me Aleancën Kombëtare për Integrim. Sepse shqiptarët meritojnë të kenë përfaqësues të lirë, të denjë dhe të pathyeshëm, jo krijesa politike artificiale të VMRO-së”.

TË FUNDIT

Sela: Në këto zgjedhje duhet të ja tregojmë vendin Mickoskit

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Ndërron jetë aktori i madh Enver Petrovci

Gjykata shqiptoi dënim me kusht për onkologen Meri Peshevska

Bie besimi i Malit të Zi te Bashkimi Evropian, ja arsyet

Tomovski: 104 automjete të Qeverisë do të shiten pas zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË