Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e ulëta sapo të vijmë në pushtet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Mars, 2023

Berisha tha përmes një komunikate për mediat se PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë i qeverisjes kur të vijë në pushtet.

Lideri i opozitës shtoi se Rama po bën një akt kriminal elektoral me rritjen e rrogave në kohë zgjedhjesh.

PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner.Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen.Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën eqytetarëve.Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë.Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi.Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit./Vizionplus.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

Fredi Beleri

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

INFO

NA NDIQ