Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

Picture of INA
INA

09/05/2025

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Sali Berisha e mbylli me një fjalim të fuqishëm, falenderime dhe mirënjohje.

Ai gjithashtu theksoi se fitorja e PD-së do të shënojë një bashkëpunim të ngushtë me liderë të mëdhenj ndërkombëtarë.

Ai përmendi personalitetet që kishin mbështetur fushatën e PD-së, duke përfshirë deputetin gjerman Peter Beyer, lordin britanik Jackson dhe strategun amerikan Chris LaCivita, të cilët, sipas Berishës, kishin luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj fushate.

“Jemi mirënjohës për mbështetje nga të gjithë ata që e besuan këtë kauzë. I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por gjithashtu përshëndes kancelarin Friedrich Merz, që në krye të CDU-së dhe Gjermanisë do të na ndihmojë për të vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.

Chris LaCivita ka dhënë gjithçka për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri i tij dhe ekspertiza e tij kanë qenë eliksiri i fitores së kësaj fushate”, tha ai.

Kreu i PD-së e mbylli fjalimin e tij me një angazhim për të ardhmen e Shqipërisë, duke shprehur besimin se nesër, pas zgjedhjeve, PD do të krijojë një qeveri që do të vendosë marrëdhënie të ngushta me administratën e presidentit Trump.

“Do të kemi bashkëpunim të ngushtë me administratën e presidentit Trump dhe kancelarin Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, për funksionimin e ekonomisë së tregut, dhe për një Shqipëri të re, që do të shndërrohet në një eksportues të mirash dhe mundësish për të rinjtë”, përfundoi Berisha.

TË FUNDIT

Pas arrestimit të Mozzik-ut, reagon Getinjo

Po del që Shtabi i UÇK-së paska qenë zyra e Bacës Adem

Gashi takon Meidanin, fton kryeparlamentarin Peleshi për vizitë në Maqedoni

Mickoski: Rreth 12 milionë euro investojmë në Kumanovë për projekte infrastrukturore

Qoku: Nga Gruevski te Vuçiqi, e tani Levica – rrugëtimi i rrezikshëm i BDI-së

Krenar Lloga: Mickoski po përjashton shqiptarët dhe po qeveris me arrogancë të rrezikshme!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË