BETEJA DUHET TË JETË KUNDREJTË PALËS TJETËR!

Picture of Ina Online
Ina Online

30/09/2025

Shkruan: Faton Halili

Shqiptarët e Maqedonisë janë në hallë të madh në prag të këtyre zgjedhjeve që po na prijnë më 19 Tetor, si asnjë herë më parë ne kemi mbetur pa një opsion të mirëfilltë politik e kombëtar , edhe pse të gjithë ne ju gëzuam faktit se në zgjedhjet e kaluara kampi politik shqiptar u organizua në dy blloqe të forta politike me shpresë se do të fillojë një etapë e re e politikbërjes në vend, na u desht të mësojmë për afër një vit e gjysmë se këta dy kampe nuk vlejnë asgjë në aspektin politik rreth organizimit kombëtar me ide dhe kauzë të qartë përballë palës tjetër.

U deshtë që në taborin tjetër të fitojë një konstulacion politik anti-shqiptar e anti-europian siç është VMRO-ja për ti parë ne këta tanët se sa të pafuqishëm janë që ti bajnë ballë hovit e huxhumit të tyre!!

Këta tanët kanë filluar që të ofendohen të shahen të degradojnë prapë njëri tjetrin si në të kaluarën pa pikë integriteti personal duke harruar se armiku jonë politik është pala tjetër që natë e ditë punon pa ndërpre që shqiptarët ta gjejnë Hasmin në konak të tyre.
Këta po shtyhen se cili po ja bën më mirë shërbëtorin palës tjetër, i gjithë angazhimi i tyre mishërohet vetëm me pjesëmarrje në qeveri si hyzmetqarë e argatë,
Polemikat mes njëri tjetrin në vazhdimësi janë pse të jesh ti eh mos të jem unë në pushtet si kukull politike e rëndomtë në shërbim të gjithçkaje tjetër përpos popullit të vetë!!

Zotëria i këtij shteti bashkë me garniturën më anti-shqiptare që për rrënjë fillojnë në Kumanovë e britmat ju jehon gjerë në Beograd çdo ditë etiketon shqiptarë, fyen dhe nënçmon gjithë qenien tonë në këtë vend, të gjithë këta të deleguarit në Kuvend heshtin pa fije turpi, Ai kërcënon se do i kapë për veshi haptazi përballë botës, këta tanët ulin kokat në shenjë dorëzimi politik e kombëtarë duke u zënë me njëri tjetrin, TURP PËR JU TË GJITHË!!

Bëhuni të gjithë bashkë siç ka ditur populli shqiptarë të bashkohet në periudhat më të errëta të tij, e keni shansin edhe ju ta përsërisni historinë dhe ti tregoni Zotërisë se dinjiteti kombëtar nuk ka çmim e as pushtet që mund ta blejë e ta heshtë kur janë në pyetje të drejtat tona për gjuhë, komb e mbi gjithatë për hisen që na takon në këtë shtet ku jemi faktorë kyç për stabilizim dhe destabilizim të menjëhershëm.

I nderuar popull shqiptar i përvuajtur ndër vite në këto troje, po ta kishin këta “LIDERË” dertin tuaj me gjithë mend , këta për hirë tuajin dhe ç’ështjes kombëtare do të ishin ulur paraprakisht si vëllau me vëllanë bashkë në një tavolinë kundrejtë palës tjetër me të vetmin qëllim kushtëzimin e rrugës Europiane, pa shqiptarët ska Qeveri, pa qeveri ska Shtet, ky është definicioni dhe çelësi i gjithçkaje që nuk po e praktikojnë dhe nuk po e mendojnë për ti tejkaluar interesat e tyre personale,njëherë të vetme për t’jua kthyer të mirën popullit i cili ju besoi, ju votoi, ju mbështeti pa hezitim në çdo cikël zgjedhor.

TË FUNDIT

Kocevski: Aktakuza për Koçanin nuk do të thotë përfundim i hetimit

Xheneta Fetahu reagon pas videos së publikuar me të ‘dashurin’

Xhandarmëria serbe bastis familjet shqiptare në Konçul

Ademi premton transformim të Gostivarit

Gjykata dënon Dimal Bashën me 25 mijë euro për shpifje dhe e detyron të kërkojë falje publike ndaj Mustafë Graincës

Deri në 100 pacientë në ditë – Rritet dukshëm numri i personave me probleme respiratorë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË