Kandidati i VLEN për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin e vogëlushit 8-vjeçar nga Bojana, Betim Hasani, i cili u shpall kampion në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih.
“Ky talent i jashtëzakonshëm është dëshmi se Saraji ka yje që sfidojnë edhe kuadrot më të forta të Evropës. Në të ardhmen, si Komunë do të sigurojmë që çdo talent si Betimi të ketë mbështetjen dhe mundësitë për të garuar dhe shkëlqyer kudo në botë”, u shpreh Ramadani.
Ai shtoi se ky është shembull i forcës së Sarajit – djem e vajza që sjellin krenari për të gjithë. (INA)