Pas nisjes së kapitullit të ri si menaxher futbolli, Blero po e çon këtë rrugëtim në një tjetër nivel.
Së fundmi, artisti ndodhet në Nigeri, ku po bashkëpunon me klubin Footwork FC – një akademi e njohur për zbulimin e talenteve të rinj në Abuja, me mbi 20 mijë ndjekës në rrjete sociale dhe profil zyrtar në Transfermarkt.
Në bazë të postimeve të fundit, duket se qëndrimi i Bleros në Afrikë lidhet pikërisht me kërkimin e lojtarëve të rinj premtues, që mund të përfaqësojnë gjeneratën e ardhshme të futbollit afrikan. Me këtë hap, ai po e konsolidon gjithnjë e më shumë imazhin e tij si menaxher dhe zbulues talentësh.
Nga muzika tek futbolli, Blero po dëshmon se është gati për një kapitull tërësisht të ri në jetën e tij profesionale. /Prive By Liberta Spahiu.