Shkruan: Mentor Haziri
“Blushi should be blushed.”
Para disa muajsh mora pjese ne nje promovim libri të Ben Blushit. Për mua, ky ishte shembulli më i kjartë se si padija mund të vishet me petkun e dijes. Libri i tij mbi inteligjencën artificiale ishte perpjekja ma e kote dhe e dështuar qe e kisha pa ndonjehere per te trajtuar nje teme qe ai nuk e njihte fare – ate te shkences. Në pyetjet më elementare qe ja beja une dhe te tjeret ne panel lidhur me inteligjencen artificiale mbi te cilen ai kishte shkruar ate liber qe kur u ktheva ne shtepi fillova ta lexoj dhe ndala menjehere se ishte kot, ai mbeti i zbuluar e totalisht pa pergjigje, duke treguar se pas fasadës se nje “intelektuali” fshihej nje njohuri siperfaqesore dhe asgje me shume, nje “wanna be scientist”. Totalisht jashte cdo kontesti shkencor mbi te cilin ai na ftoi per te promovu egon e vet.
Ky nuk është rasti i parë kur Blushi flet jashtë kompetencës e kerkon vemendje. Ne cdo ngjarje te madhe politike dhe sociale ne Kosove dhe Shqiperi ai medoemos duhet te shkruaj dicka qe te merr vemendje e te faktorizohet. Kujtojmë deklaratat e tij për Kosovën: ironizimin e përdorimit të flamurit kombëtar, duke thënë se “edhe në dasma përdoret si shami”, dhe pretendimin se “Kosova nuk ka bërë shtet”, duke e reduktuar ate ne nje protektorat nderkombetar.
Sot, përmes sulmeve ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverise se Kosoves ai nuk bëri gjë tjetër veçse perseriti te njejten gjuhe nençmuese e te vjeteruar, duke treguar se per Kosoven nuk ka as dije, as respekt. Ai injoron investimet dhe zhvillimet e mëdha kulturore e sportive e ushtarake që kanë ndodhur këtu, ai injoron te shoh se Kosova do bej Lojerat Olimpike Mesdhjetare me 2030 dhe po nderton stadiume ne cdo qytet me kapacitet mbi 10 mije veta, dhe po kete event e ndan me nenen Shqiperi nderkohe qe Shqiperia e Blushit ben kampionatin Boteror U21 bashke me armikun e perbetuar te Kosoves dhe Shqiptareve Serbine duke anashkaluar motren e saj Kosoven.
Blushi nuk i sheh keto sepse thjesht nuk eshte i interesuar te shohë realitetin ne Kosove. Ai don Kosoven brenda andrres se Tormeut ( nje karakter i shkrimeve te mia ).
Një shkrimtar i mire mund te hap horizonte, por nje sharlatan me pretendime vetëm i mbyll ato. Blushi po e shkruan emrin e tij jo si autor, por si simbol i padijes se ambalazhuar dhe i paragjykimit të ricikluar. Racizmi i tij kulturor ndaj Kosoves ate e vë mu aty ku e ka vendin tek nje “hater” i vertetë i kesaj gjysme shqiptare qe kerkon vemendje.
Ne shkrimet e mehershme Ben Blushi tërhiqte paralele me situatën e tanishme në Kosovë, ku fliste për “sulm terrorist” te nje “grupi” dhe jo për tentim aneksimi te nje pjese te territorit të Kosoves nga shteti serb, qe eshte e vertetuar tani nderkombtarisht dhe qe nga dita në ditë po zbulohen depo te reja të armatimit ushtarak ne ate zone.
E them edhe nje here se nje shkrimtar i mirë mund të hapë horizonte, por një sharlatan me pretendime vetëm i mbyll. Blushi po e shkruan emrin e tij jo si autor, por si simbol i padijes së ambalazhuar dhe i paragjykimit të ricikluar.
Merru me Komplote
mos shpif per Kosoven / you should be blushed.