andidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për agjencinë INA tha se komuna ndodhet në gjendje alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
“Çairi po përballet me kolaps të funksioneve bazike. Papastërtia, ndërtesat pa leje, mungesa e parkingjeve dhe pasiguria janë problemet më të mprehta,” tha Osmani, duke theksuar se 40% e ndriçimit publik nuk funksionon dhe se Çairi ka numrin më të madh të vrasjeve në Shkup.
Programi i tij ndahet në dy pjesë: masa emergjente dhe vizion strategjik. Ai propozon shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme komunale, ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe ndihmë për legalizim sipas ligjit.
Osmani premton angazhim të përditshëm në terren, duke u marrë drejtpërdrejt me problemet e qytetarëve. “Ata që ishin pjesë e problemit, nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes,” theksoi ai. Për më tepër ndiqni intervistën më poshtë: