Bujar Osmani: Kjo Qeveri do të bie më 19 tetor, me një votim arrihen tri fitore

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja deklaroi se më 19 tetor do të ndodhë një ndryshim politik dhe institucional, sepse, siç tha ai, qytetarët janë të gatshëm ta çlirojnë komunën pas 20 vitesh robëri.

“Sondazhet në qytetin e Shkupit tregojnë se raporti është 8 me 2, nuk ka asnjë shans të ketë qeveri pa Aleancën Kombëtare për Integrime. Këtë e them nga burime më se të besueshme,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se vetëm një dalje në votim do të sjellë tri fitore të mëdha.

“Së pari, do ta çlirojmë Çairin pas 20 vitesh robëri, së dyti, do ta rrëzojmë qeverinë më anti-shqiptare dhe më anti-evropiane që kemi pasur ndonjëherë, dhe së treti, do ta shkatërrojmë konceptin që dëshiron të na reduktojë në një pakicë pa rëndësi,” tha Osmani.

Ai shtoi se vizioni i tij është ta kthejë komunën te qytetarët dhe t’i japë fund shpërdorimit të parasë publike.

“Paratë që sot shpenzohen për aktivistë partiakë, që janë 350 mijë euro në muaj, do të shndërrohen në projekte për qytetarët,” theksoi Osmani.

TË FUNDIT

Premtime të harruara, qytetarë të zgjuar

Bujar Osmani: Kjo Qeveri do të bie më 19 tetor, me një votim arrihen tri fitore

Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Rruga e Kombit, nesër pa pagesë

Balaj: Rama lë përshtypje se i është bashkuar karvanit që po përdor UÇK-në për t’iu kundërvënë Kurtit (video)

Ademi takon krerët e OEMVP-së, bashkëpunimi private-publik i nevojshëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË