Bujar Osmani: Po i japim fund shantazheve me 13.000 lëndë që për vite me radhë janë fshehur në sirtarë

Picture of INA
INA

13/10/2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, njoftoi se menjëherë pas marrjes së funksionit do t’i japë fund praktikës së shantazheve politike përmes kërkesave të pazgjidhura për legalizim, të cilat për vite me radhë janë mbajtur në sirtarë si mjet presioni ndaj qytetarëve.

“Sipas të dhënave, në Çair kanë pasur rreth 13.000 kërkesa. Shumë nga ato lëndë nuk janë zgjidhur, janë mbajtur në sirtarë dhe ruhen për zgjedhje, që të përdoren si premtime ndaj qytetarëve: ‘Nëse na e jepni votën, do t’jua legalizojmë shtëpitë’”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se kjo praktikë do të ndërpritet që në ditët e para pas marrjes së detyrës si kryetar komune.

“Brenda gjashtë muajve, aty ku ka bazë ligjore, nuk do të mbetet asnjë lëndë e pazgjidhur. Nuk duhet t’i kushtëzojmë qytetarët me gjëra për të cilat ne kemi detyrim ndaj tyre”, theksoi Osmani.

Osmani sqaroi se do të bëhet një dallim i qartë midis qytetarëve që kanë zgjeruar shtëpitë e tyre dhe mafias urbane që përmes ndërtimit të paligjshëm është pasuruar në kurriz të banorëve të Çairit.

“Do të bëjmë dallim midis ndërtimeve sociale, si zgjerimi i një ballkoni, dhome apo shtëpie, dhe ndërtimeve komerciale, të cilat përbëjnë krim urban dhe përmes të cilave disa duan të përfitojnë miliona”, theksoi Osmani.

Ai reagoi ashpër edhe ndaj menaxhimit aktual të komunës, duke vlerësuar se institucionet janë të paralizuara dhe të keqpërdorura për qëllime zgjedhore.

“Si është e mundur që një ministër të hyjë në Çair dhe të ndërtojë një parking pa dijeninë e kryetarit të komunës dhe drejtorëve? Kjo, në një vend normal, do të ishte skandali më i madh i mundshëm. Kryetari i komunës fshihet, ndërsa dikush tjetër promovon projekte në emër të komunës. Kjo nuk guxon të ndodhë”, deklaroi Osmani.

Ai paralajmëroi se do të bëjë një revidim të të gjitha këtyre projekteve që po realizohen tani, në mungesë të kryetarit të komunës dhe në mungesë të kontrollit real mbi projektet zgjedhore që po zbatohen jashtë çdo procedure ligjore.

TË FUNDIT

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

Kasami: Stadiumi po bëhet realitet!

Vuri bast për ndeshjen Serbi-Shqipëri, arrestohet fituesi i “Ferma VIP”-it ?

“Albin Kurti ka të drejtë”: Exit-pollet e Baton Haxhiut, armë e luftës hibride serbe kundër Kurtit

Bujar Osmani: Po i japim fund shantazheve me 13.000 lëndë që për vite me radhë janë fshehur në sirtarë

Kasami dhe Rexhepi me premtime të mëdha për Tetovën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË