Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala e ka quajtur Ramën “legjendë të gjallë”, duke hedhur poshtë pretendimet se takimi i tij me Ahmetin lidhet me balotazhin zgjedhor.
“Përparim Rama, ish legjendë e gjallë. Kushdo që thotë ‘e ka për balotazh’ rren. Kush shkoi në Brojë kur i vdiq babai Hashës? Kush e organizoi në Prishtinë protestën? Bravo Prpo”, ka shkruar Buzhala.(INA)