Manchester City – Liverpool do të jetë kryendeshja e xhiros së 11-të në Premier Leaguen angleze. Por edhe e gjithë futbollit evropian.
Ndeshja City – Liverpool do të luhet të dielën nga ora 17:30 në “Etihad”.
City dhe Liverpooli janë ekipe që vitet e fundit kanë luftuar për titull të kampionit. Aktualisht janë në ndjekje të liderit të kampionatit anglez, Arsenalit.
Arsenali udhëheqë në tabelë me 25 pikë. Manchester City ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Liverpooli ka një pikë më pak në pozitën e tretë.
Të dyja skuadrat janë në moment të mirë.
“Të kuqtë” ishin në krizë të rezultateve, por tashmë kanë regjistruar dy fitore radhazi.
Të martën në kuadër të xhiros së katërt të “Championsit”, Liverpooli e mposhti Real Madridin me rezultatin 1:0.
Ndërkohë, City të mërkurën fitoi thellë, 4:1, ndaj Borussia Dortmundit.
City nuk është mposhtur në “Etihad” nga Liverpooli në shtatë ndeshjet e fundit, duke regjistruar katër fitore dhe tri barazime.
Ndërkohë Liverpooli ka pësuar humbje në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim./Koha.net