“Çmimi i ri për Paqen”, FIFA do ta japë gjatë shortit të Botërorit në Uashington!…

Picture of INA
INA

06/11/2025

SHBA – FIFA ka njoftuar krijimin e një çmimi për paqen, të cilin planifikon ta japë për herë të parë në shortin për Kupën e Botës, më 5 dhjetor në Uashington.

“Çmimi i Paqes i FIFA”-s, do t’i jepet personit me “veprime të jashtëzakonshme për paqen”, tha të mërkurën organi qeverisës i futbollit botëror.

Por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Donald Trump, nuk pranoi të jepte asnjë përgjigje të menjëhershme kur u pyet nëse presidenti Trump do të jetë fituesi i parë i çmimit, edhe pse të gjitha hamendësimet të çojnë tek ai.

“Më 5 dhjetor, do ta shihni”, tha Infantino. Ai po fliste në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, pak pasi Trump mbajti një fjalim në të njëjtin aktivitet.

Infantino tha më herët të mërkurën se, “në një botë gjithnjë e më të trazuar dhe të përçarë, është thelbësore të njihet kontributi i jashtëzakonshëm i atyre që punojnë shumë për t’i dhënë fund konflikteve dhe për t’i bashkuar njerëzit në frymën e paqes”.

FIFA tha se çmimi, të cilin Infantino do ta paraqesë këtë vit, do të jepet çdo vit “në emër të tifozëve nga e gjithë bota”.

Trump u anashkalua për Çmimin Nobel për Paqe muajin e kaluar pavarësisht lobimit nga republikanët e tjerë, udhëheqës të ndryshëm botërorë dhe ai vetë. Dhe Infantino nuk i mbajti sekret lidhjet midis tij, FIFA-s dhe Trump në komentet e tij të mërkurën.

B.T (Dosja.al)

TË FUNDIT

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Lëvizje taktike apo e domosdoshme, a do të arrijë Glauk Konjufca t’i sigurojë 61 vota? Flasin njohësit

Krejt çka dihet deri tani për vdekjen tragjike të 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

Egli Tako në film! Artistja zbulon ekskluzivisht për TAR detajet: “E kam manifestuar, e dua shumë…”

Jasir Asani kthehet në protagonist

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË