Dauti: Me sistemin nacional me një sportel i vendosim themelet për një rritje të qëndrueshme dhe lidhje më të fuqishme rajonale

Picture of INA
INA

11/09/2025

Sistemi nacional i një sporteli është një prej shtyllave kyçe në ndërtimin e një ambienti më transparent, më efikas dhe interoperabil doganor. Me mundësimin e parashtrimit të të gjitha dokumenteve përmes në pike hyrëse, sistemi e ulë ngarkesën administrative, e rritë harmonizimin, e përforcon besimin mes sektorit publik dhe privat, e përmirëson koordinimin mes institucioneve kufitare dhe krijon klimë më të volitshme afariste.

Këtë e theksoi zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave, Mustafa Dauti, në fjalimin hyrës në Punëtorinë treditore rajonale për drejtoritë e doganave të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup në organizim të Programit për zhvillim të së drejtës tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë të SHBA-së në koordinim me Drejtorinë e doganave, si dhe Komisionin evropian, Ministrinë e Financave të Polonisë dhe Drejtorinë financiare të Sllovenisë. Në ngjarje fjalim përshëndetës patën edhe Barnabas Birkland, atashe ekonomik i Ambasadës së SHBA-së dhe Ale Tajler, këshilltar juridik pranë Programit për zhvillim të së drejtës tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë të SHBA-së.

Sistemi naciona me një sportel si pjesë e Projektit të Bankës botërore për lehtësim të ttregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor paraqet hap të madh përpara edhe për vendin tonë dhje për tërë rajonin, tha Dauti.

“Projekti ka për qëllim t’i integrojë dhe thejshtësojë të gjitha procedurst doganore në një platformë të unifikuar digjitale, duke mundësuar zbatim më të shpejtë të proceseve doganore dhe bashkëpunim të avancuar mes institucioneve të ndryshme. Kjo do të rezultojë me thjeshtësim të procedurave për import, eksport dhe tranzit, si dhe ulje të shpenzimeve, efikasitet dhe transparencë të shtuar. kjo nismë nuk i referohet vetëm teknologjisë, ajo i vendosë themelet për rritje të qëndrueshme dhe lidhje më të fqishme rajonale. Për Ballkanin Perëndimor, përfitimet nga sistemet e këtilla janë posaçërisht të rëndësishme sepse e përforcojnë integrimin rajonal, e mbështesin procesin e harmoinizimit me BE-në dhe mundësojnë tregti më të lehtë dhe më të shpejtë tejkufutare”, theksoi Dauti.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË