Ministria e shëndetësisë ka nisur një proces për ndryshimin dhe plotësimin e 12 ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor, përcjell TV21. Ministri Azir Aliu deklaroi se qëllimi i tyre është të krijojnë kuadër ligjor të përmirësuar që do të garantojnë shërbime cilësore për pacientët. Ai tha se të gjitha këto ligje do të jenë të sinkronizuara me qëllim që sistemi shëndetësorë të mos ngecë.
“Paketa që sot e hapim për debat profesional dhe publik, përfshin ndryshimin dhe përmirësimin e këtyre ligjeve: ligji për evidentim në fushën e shëndetësisë, ligji për kujdesin shëndetësor, ligji për sigurim shëndetësor, ligji për barnat, ligji për paisjet mjekësore, ligji për shëndet publik, ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, ligji për mbrojtjen nga duhani, ligji për fekondim të asistuar biomjekësor, ligji për mjekësi komplementare dhe alternative, ligji për marrje dhe transmetimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekësore, si dhe ligji për inspektoratin sanitar”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë .