Në prag të balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, aktivisti dhe analisti politik Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka akuzuar Ramën për mashtrime dhe përfshirje në marrëveshje të fshehta me AAK-në dhe Nismën, duke thënë se këto parti janë bërë pjesë e një skenari për ta mbajtur Ramën në garë, përcjell “Bota sot”.
Ai e ka cilësuar Ramën si “dembel, mashtrues e dështak”, duke shtuar se “krimi dhe mafia” kanë ndikuar në orientimin e votave në Prishtinë.
Postimi i plotë
Po të mos bënte koalicion me AAK-në dhe Nismën në Prishtinë, mashtruesi Përparim Rama do të dilte i treti, që do të thotë në balotazh do të ishin Çeku dhe Ismaili.
Në një situatë të tillë, për shkak të aversionit që mbizotëron në Prishtinë për PDK-në (sic), Ismaili do të pësonte debakël.
Prandaj, krimi dhe mafia kanë vendosë që votat e AAK-së dhe Nismës për kryetar të Prishtinës të shkojnë te dështaku Përparim Rama, në mënyrë që gara për balotazh të zhvillohet mes Ramës e Çekut, e ku Rama do ta kishte edhe mbështetjen e Ismailit.
Përparim Rama është dembeli, mashtruesi, dështaku, rrenci e dallavergjia më i madh që e ka pa Prishtina ndonjëherë. Shpend Ahmeti është lule dritë në krahasim me këtë prevarant. Prandaj, mos e votoni këtë matrapaz të pakundshoq që rren e nuk skuqet sepse i mungon deri edhe kultura e të skuqunit në fytyrë.