Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar ashpër pas vizitës së zëvendëskryeministrit Ivan Stoiloviq në Mateç të Komunës së Likovës, ku ai u shfaq me flamurin e Serbisë dhe mbishkrime provokuese.
“Banorët e Likovës sot u përballën me një provokim të hapur nga ana e Stoiloviqit, i cili tentoi ta sfidojë dhe provokojë këtë komunë. Kjo është tradhti e vërtetë, të sjellësh Stoiloviqin në një manastir që për 23 vjet nuk ka qenë objekt vizitash dhe ta shfrytëzosh për qëllime politike e pseudo-patriotike”, ka deklaruar Shaqiri.
Ai theksoi se banorët e Likovës gjithmonë kanë treguar vendosmëri dhe nuk frikësohen nga askush, duke mos lejuar që provokime të tilla të cenojnë dinjitetin, vlerat dhe qetësinë e tyre.
“Ne jemi të bashkuar dhe të vendosur të mos biem pre e asnjë provokimi”, shtoi Shaqiri në reagimin e tij.(INA)